Gjykata e Lartë drejt funksionimit/ Pas dy vitesh proces, Këshilli i Lartë Gjyqësor rendit pesë kandidatë

09/03/2021 17:46

Gjykata e Lartë duket se po shkon drejt funksionimit të plotë për tu kompletuar me 7 anëtarë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen për katër pozicionet e lira në Gjykatën e Lartë në radhën e gjyqtarëve. KLGJ ka miratuar renditjen e gjyqtarëve kandidatë për katër pozicionet e lira në fushën e betejës penale pasi janë verifikuar kushtet e kritereve të emërimit, pasurisë, integritetit personal dhe profesional të tyre.

Aktualisht, Gjykata e Lartë ka tre gjyqtarë që drejtojnë kolegjet përkatëse, penale, civile dhe administrative. Me renditjen e kandidatëve për gjyqtarë, pritet që të plotësohet kolegji penal i Gjykatës së Lartë.

Pas dy vitesh në proces, KLGJ ka renditur pesë kandidatë për tu emëruar si gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Ata vijnë nga Gjykata e Posaçme, që është drejt zbrazjes Kandidatët janë Sokol Binaj; Klodian Kurushi; Iliriana Olldashi; Albana Boksi dhe Sandër Simoni.

Nëse nuk do të ketë asnjë ankesë, KLGJ do të mblidhet formalisht të premten dhe listën do ja dërgojë Presidentit Ilir Meta për emërimin e tyre.

Njoftimi i plotë

Sot, në datën 09.03.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në lidhje me procedurat, për emërimin në Gjykatën e Lartë, për katër pozicione të lira në këtë gjykatë, nga radhët e gjyqtarëve.

Më konkretisht, pas kryerjes të procedurave ligjore, si dhe verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve të emërimit, pasurisë, integritetit personal dhe profesional të tyre, Këshilli vendosi miratimin e renditjes së gjyqtarëve kandidatë për katër pozicionet e lira në fushën e së drejtës penale si më poshtë vijon:

Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.241, datë 09.07.2020:

Sokol Binaj;

Klodian Kurushi;

Iliriana Olldashi.

 Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.242, datë 09.07.2020:

Albana Boksi;

Sandër Simoni; Z. Sokol Binaj, Z. Klodian Kurushi.

 Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.243, datë 09.07.2020:

Sandër Simoni;

Sokol Binaj.

 Për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr.244, datë 09.07.2020:

Albana Boksi;

Sandër Simoni;

Klodian Kurushi.

Top Channel