Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare
Dy pastorët gjermanë të Joe Biden raportohet se janë larguar nga ambjentet e Shtëpisë së Bardhë javës që shkoi, pasi me i riu ka sulmaur një roje të sigurisë, në atë që përshkruhej si “incident agresiv”.
Qeni tre-vjeçar Major, i adoptuar nga presidenti në nëntor 2018, besohet se ka kafshuar rojen e paidentifikuar të sigurisë javën e shkuar, raporton CNN.
Burimet amerikane thonë se qeni ka pasur edhe precedentë të tjerë agresiviteti, si të lehura apo kërcime agresive ndaj stafit apo sigurisë.
Dyshja e qenve presidenciale përfshin gjithashtu Champ, 13 vjeç, të cilet janë zhvendosur tashmë përsëri në shtëpinë familjare të Biden-ëve në Delaware.
Presidenti Biden, adhurues i qenve, ka thënë muajin e kaluar se qenin e ri më problematik, e morën për t’i bërë shoqëri Champ-it të moshuar.
“Prandaj ne morën Major, e morën nga një qendër adoptimi. Veterineri na e këshilloi këtë kur e pyetën me çfarë mund të ndihmonim Champ. Dhe vërtet tani ata janë shokë”, tha Biden.
Top Channel