Spanja bllokon fluturimet/ Ankth nga variantet e reja të koronavirusit

09/03/2021 20:19

Spanja ka zgjatur përsëri ndalimin e fluturimeve për ardhjet nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut deri në fund të Marsit për të shmangur përhapjen e llojeve të reja të koronavirusit.

Sipas Guardian, vetëm banorët ose shtetasit ligjor të Spanjës dhe mikro-shtetit fqinj të Andorrës lejohen aktualisht në fluturime nga këto vende. Kufizimi i mbërritjeve nga Britania u vendos në fund të dhjetorit për të ndaluar përhapjen e variantit shumë të përhapur të Covid-19 të zbuluar në nëntor.

Ndalimi i mbërritjeve në Brazil dhe Afrikën e Jugut hyri në fuqi në 3 Shkurt.Përjashtimet e vetme janë për udhëtarët në tranzit të cilët nuk mund të largohen nga aeroporti dhe as të qëndrojnë atje për më shumë se 24 orë. Kjo është hera e gjashtë që ndalohen fluturimet nga Britania.

Top Channel