Fuqia  e vetë-ndryshimit e bën PS të paplakshme dhe të pavdekshme deklaroi Edi Rama.

Sinjalin e parë të një tërmeti në gjirin e grupit aktual parlamentar e dha kur prezantoi 9 gra e tre burra si të parët në udhëheqjen e 12 qarqeve.

Sikurse në zgjedhjet e shkuara ndërtimi skuadrës të 25 Prillit ishte një mundësi e artë të cilën Rama  e shfrytëzoi për të mos ri-kandiduar 28 deputetë nga grupi aktual parlamentar.

Ndërkohë ata që njihen si senatorët e PS u vendosën në pozicione të vështira apo në kufijtë e të pamundurës për tu rizgjedhur.

Kështu në listën e Tiranës nën zonën fituese, u renditën Pandeli Majko,  Mimi Kodheli,  Fatmir Xhafaj bashkë me Spartak Braho.

Ndër 28 deputetët që nuk u ri-kandiduan janë ish ministri i punëve të Jashtme Ditmir Bushati i cili në mbledhjen e kryesisë të PS pati një përplasje të fortë mbase të fundit përballë Edi Ramës.

Adnor Shameti antari aktiv i komisionit të ligjeve është një tjetër emër që mbeti jashtë listës të Beratit.

Sikurse Eglantina Gjermeni ish ministre ne qeverinë Rama 1.

Nuk e kaluan testin për të qenë pjesë e listës së Elbasanit  ish ministi i qeverisë Nano, Anastas Angjeli bashkë me  Musa Ulqinin një tjetër emër i njohur mes socialistëve.

Nuk u ri kandiduan në PS:

Shkodër

Ditmir Bushati

Senida Mesi

Luan Harusha

Dibër

Almira Xhebulla

Lezhë

Ardiana Jaku

Tiranë

Sadri Abazi

Elona Gjebrea

Vasilika Hysi

Besnik Baraj

Sadi Vorpsi

Fier

Xhavit Bushaj

Anduel Xhindi

Adelina Risto

Durrës

Eglantina Gjermeni

Roland Xhelilaj

Berat

Adnor Shameti

Vlorë

Vilma Bello

Fatmir Velaj

Andrea Marto

Edmond Leka

Elbasan

Anastas Angjeli

Arben Kamami

Musa Ulqini

 

Top Channel