21 vjeçarja, bijë e dy baballarëve ‘gay’: Qaj nëse kam më pak se $1mln në bankë (fotot)

09/03/2021 18:54

Saffron Drewitt-Barlow ka pranuar se ka shpenzuar $85 000 brenda një dite dhe thotë se do të qante nëse kishte më pak se $1milionë në bankë.

Saffron Drewitt-Barlow, bija e parë e dy baballarëve homoseksualë në Britani, thotë se ka shpenzuar nje here $85,000 buzë pishinës së një hoteli.

Saffron është bija e ish-partnerëve milionerë Barrie, 51 vjeç, dhe Tony Drewitt-Barlow, 55, prandaj është mësuar me të pasurit shumë para.

‘Prindërit’ e saj i kanë lidhur një pension të përmuajshëm prej $5,000 për shpenzime “esenciale” por ajo ka gjithashtu një kartë krediti pa limit për gjëra të tjera për të cilat mund të ketë nevojë.

Paratë e saj ajo i shpenzon vetëm për sende ‘firmato’ dhe takime në sallonet e bukurisë.

Por pensioni i saj mujor është tashmë diçka e të kaluarës, pasi Saffron ka hapur linjën e saj të bukurisë, që sjell fitimet e veta.

Babai Tony, i fali asaj $15 milionë kohët e fundit, pasi një ecurie të mirë në bizneset e tij.

Prandaj me të gjitha këto para vajza i ka lejuar vetes të shpenzojë, duke përfshirë dhe  $100,000 në kirurgji estetike.

Duke folur për llogarinë e saj të shëndetshme bankare, Saffron tha në një intervistë: “Nuk më pëlqen të tregoj sa para kam në bankë, por nuk jam keq. Sikur të binte poshtë 1 milion do të mendoja ‘Dreqi ta marrë’. Nuk mund të lejoj të bjerë aq poshtë, do të nisja të qaja”.

Saffron shton: “Tani kam paratë e mia, por kur po rritesha kisha $5,000 çdo muaj në formë pensioni.

“Shkoja në qendrat tregtare dhe i shpenzoja, për shembull në dyqanin ‘Juicy Couture’ shpenzoja $10,000 brenda disa minutave, megjithse ishte shumë më tepër sesa pensioni im.”

Por ‘influencuesja’ e famshme në rrjetet sociale thotë se nuk e vret mendjen për pensionin e saj pasi ka dhe kartën e kreditit pa limit.

Ajo thotë se një kartë e tillë i është dhënë edhe vëllezërve të saj  Aspen, 21 vjeç, Orlando, 17 dhe binjakëve Dallas e Jasper, 11.

Saffron shton se babai Tony gjithmonë e kritikon se shpenzon shumë, ndërsa Barrie, i cili tashmë është fejuar me ish-të dashurin e saj, 25-vjeçarin Scott Hutchison – “nuk e vret mendjen”.

Shumica e parave të Saffron shkon për tavolina VIP në klubet e natës, pushime dhe veshje ekstravagante

Ajo jeton në vilën e familjes në Tampa, Florida, por shpesh shkon me avion në Las Vegas apo Los Angeles.

Para epokës së Covid-19, Saffron paguante dhe për fluturimet e miqve të saj nga Anglia, që arrinin nga  $20,000 deri në $30,000, për zakonisht nga pesë deri në tetë prej tyre.

Në Las Vegas, ajo thotë se një tryezë VIP kushton deri në $20,000, ndërsa në hotele ajo porosit ‘cabana’ për festa në pishinë, që kushtojnë deri në $50,000.

Ajo përmend shpenzime të tjera dhe bashishe për shërbimet e marra si për shembull 25% kamarierëve dhe 75% artistëve të tatuazheve, por thotë: “Përse ta vras mendjen, janë thjesht para.”

FOTO GALERI
1/6
Saffron është bija e ish-partnerëve milionerë Barrie, 51 vjeç, dhe Tony Drewitt-Barlow, 55, prandaj është mësuar me të pasurit shumë para.

Top Channel