Ftesë në 5/ S’ është hera e parë që Bieta vesh atlete në studio, por sot ka një arsye të veçantë

09/03/2021 19:08

Si autore dhe moderatore e programit të përditshëm “Ftesë në 5”, Bieta Sulon e kemi parë të vishet shpeshherë sportive.

Herë në përshtatje të temës e herë për të thyer rutinën, Bieta nuk ka ngurruar që të shfaqet e veshur me atlete që prej sezonit të parë.

E njëjtë ishte edhe zgjedhja e sotme, por këtë herë fshihej nga pas një arsye e veçantë.

Bieta zgjodhi të vishte atlete në intervistën me Burimin, 17 vjeçarin me nanizëm që pretendon të bëhet kampion në peshëngritje, për të zbehur çdo diferencë e për ta bërë këtë të fundit të ndihej sa më shumë komod.

E në fakt kështu shkoi gjithë intervista, e rehatshme dhe tepër sportive njëjtë si Burimi, që e vërtetoi edhe në studio pasionin për aktivitetin fizik duke u stërvitur live.

Top Channel