Akuza të reja për Dukeshën/ Meghani i përplasi Kate-it derën në fytyrë!

09/03/2021 22:02

Meghani i përplasi kunatës së saj, Kate Middleton derën në fytyrë kur ajo u përpoq t`i kërkonte ndjesë mbi një mosmarrëveshje të lindur nga një pale çorape.

Ai veprime bëri Kate të shpërthente në lot, thonë burime të brendshme në Pallatin Mbretëror, të cilët janë përpjekur të tregojnë se ka dhe një anë tjetër të Meghan Markle, ndryshe nga ajo që dukesha e Sussex shfaqi gjatë intervistës së shumëmediatizuar me Oprah Winfrey.

Meghani pretendoi se ishte Kate që e bëri atë për të qarë, por burimet insistojnë se në fakt, ndodhi e kundërta. Sakaq, Pallati Buckingham njoftoi se çështjet rreth racës, të ngritur nga Harry dhe Meghan  janë “shqetësuese” dhe do të verifikohen nga familja mbretërore privatisht. Pallati tha se familja mbretërore u shqetësua në momentin që u mendua sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për çiftin.

“Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë pjesëtarë shumë të dashur të familjes”, thuhej në deklaratë. Presioni për t’u përgjigjur është shtuar ndjeshëm në Pallatin Buckingham pasi Meghan – pjesëtarja e parë me racë të përzier në historinë moderne të familjes mbretërore – tha se Harry është pyetur nga një pjesëtar i familjes mbretërore se sa “e errët” do të mund të jetë ngjyra e djalit të tyre Archie.

Princi Harry më vonë e ka sqaruar se këto komente nuk janë bërë as nga Mbretëresha Elizabeta II apo nga Duka i Edinburgut.

Top Channel