Zheji superlativa për Luljeta Bozon dhe bonus për operacionin e Ramës për kandidaturat

09/03/2021 17:35

Sot në Top Talk ishte i ftuar gazetari Artur Zheji për të folur mbi zhvillimet më të fundit të politikës, listat e kandidatëve.

Duke folur për emrat që kryesojnë listën e PS , ai tha se ajo është një mënyrë për të arritur tek elektorati gri, ndërsa përshëndeti kandidaturat e Luljeta Bozo dhe Najada Çomos, duke shtuar se figura si këto tërheqin pjesën gri.

“ Sidomos zonja Bozo është figurë e dashur dhe mënyra maternale, si një gjyshe e mirë, është një figurë shumë e dashur dhe pa diskutim që e ngacmon pjesën gri.. Por pjesa gri është edhe inteligjente. Ata të cilët nuk votojnë janë më inteligjentë se ata që nuk votojnë. ata që votojnë kanë interesa, ata që nuk votojnë vërtet kanë interesa por kanë më shumë moral.

Dhe ata do thonë mbas shpatullave shumë të ndershme dhe thinjave të Bozos çfarë qëndron? Ta shohim pak, dhe do mendohen dy herë. Por pa diskutim që Bozo është një brilant i listës dhe prandaj Rama me të drejtë ka uluritur pozitivisht duke e vënë të parën në listën e Tiranës”, tha Zheji në Top Talk. 

Dyrnjaja: Po ndërkohë Rama duhet të superojë pakënaqësitë nga të qejfmbeturit, u mor me Ditmir Bushatin…

Zheji: E bëri shumë të qartë, tha mua nuk më plas fare. është një moment që ai e di dhe vetë që mandati i tretë është një mision i pamundur, e di dhe vetë që nëse dhe humbet , të humbasë me faqe të bardhë me një ekip të tillë, ose përndryshe le të humbasë.

Dyrnjaja: Kur Rama zgjodhi Çomon dhe Bozon, opozita u sul, pse nuk e bënë opozita këtë? A është një hap fals apo para i Ramës?

Zheji: Opozita është duke marrë pushtet dhe do sulmues të sigurt që marrin vota në terren. Rama ka bërë sistemin e falangave ka vendosur figura në rreshtin e parë që as nuk mund të goditen as të shahen, figura të paprovuara. Në raundin e dytë ka vendosur figura më pak të anueshme, në të tretën ka vendosur figura që grumbullojnë vota, bëjnë makinacione dhe mbushin thesin.

Top Channel