Ngjela kujton thirrjen e Kim: Nëse SHBA nxjerr listën me persona të inkriminuar, largohen Rama e Basha

09/03/2021 21:39

Avokati Spartak Ngjela ka folur për listat e PS dhe PD duke kujtuar thirrjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për të larguar të inkriminuarit.

Në “Open”, Ngjela tha se nëse del një listë nga politika amerikane me emrat e të inkriminuarve që janë të përfshirë në lista për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit, atëherë fundosen dy kryetarët e partive.

Ngjela: Këto janë luftë e kryetarit. Kjo që flisni është si është lista e Enver Hoxhës. Ore jeni në realitet ju? Ju po më thoni që listat e Enver Hoxhës janë cilësore. Ku ka zë për cilësi këtu? Cila është cilësia e Ramës? Fjalë dhe veç fjalë e asgjë. Tregoni skemën qeverisëse, rrugët që i ka marrë borxh, çfarë ka prodhuar? E dini në ç’gjendje të rëndë është Shqipëria? Nuk merrem me broçkulla e të jap mendime. Ata i ka zgjedhur ai që të mos u dalë kundër.

Parlamenti është njësoj si Kuvendi i Enver Hoxhës, ngrenë dorën. Është kundër tij demokracia. Del njeri në fushatë? Vetëm kryeministri. Kë mundi me vota në parti Edi Rama? Kë mundi që doli epror? Nuk ka këtu demokraci të brendshme, prandaj nuk del elita. Keni 8 vjet njërin që flet përralla. Di gjë si do zhvillohet prodhimi? E di çfarë pres unë?

Politika amerikane i ka kërkuar që të heqin të inkriminuarit. E dini cilët janë? Nëse nesër politika amerikane nxjerr një listë të partive të të inkriminuarve, le të flasin ato sa të duan, të fundosen atje. Politika është shkollë. Ne e dimë që politika amerikane ka kërkuar që të hiqen të inkriminuarit. I kanë hequr? Nuk e dimë. Nëse nxjerr listë, ikin dy kryetarët e partive.

Top Channel