Ngjela komenton listën e PD: Basha është i humbur, del e pyet njerëz “sa e ke rrogën”

09/03/2021 21:44

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se Lulzim Basha është i humbur.

Këtë e lidh me faktin se ka humbur zgjedhjet e vitit 2017 dhe ka në listë të njëjtët emra. Ndër të tjera, Ngjela në një lidhje me skype për emisionin “Open” e kritikoi Bashën se del në rrugë e pyet njerëz sa e ke rrogën dhe e cilëson si person që nuk ka moral, as intelekt për të qeverisur.

Ngjela: Basha është i humbur, ka listat e 2017. Duhet të kishin ndërruar stafin. Kanë probleme të mëdha në opinionin publik. E ka marrë veten nga humbja? S’dimë gjë. Ky pyet njerëz sa e ke rrogën. Këta nuk kanë as moral për të qeverisur, as intelekt. Korrupsionin nuk e kanë denoncuar. Shikoni Kushtetutën shqiptare, nuk e ka asnjë vend në botë. Nuk ka në botë Kushtetutë anti korrupsion, si s’ju shkon mendja që nuk duhet të zbatohet kjo Kushtetutë.

Top Channel