Gabime në listën e kandidatëve për deputetë? KQZ i kthen për korrigjim listën Topallit, Murrizit, Stojkut e Galdinit

09/03/2021 23:06

KQZ ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet seanca publike rreth orës 11:00 për të diskutuar kthimin e dokumentacionit të listës së kandidatëve për deputetë të katër partive politike.

Bëhet fjalë për Partinë Lëvizja e Re, e drejtuar nga Arian Galdini; Partinë Aleanca Demokracia e Re, e drejtuar nga Edmond Stojku; Partinë Lëvizja për Ndryshim e drejtuar nga Jozefina Topalli dhe Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare e drejtuar nga Myslim Murrizi.

Njoftimi i plotë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ditën e Merkure, dt. 10.03.2021, në orën 11:00, zhvillon seancë publike me rend dite:

1- “Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja e Re për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

2-“Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Aleanca Demokracia e Re për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021″;

3″Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja për Ndryshim për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

4-“Për kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare për zgjedhjet për Kuvendin  e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

Mbledhja do të transmetohet në kohë reale në faqen zyrtare të KQZ-së, si edhe në platformat “Facebook” dhe “YouTube”.

Top Channel