Një ditë pasi partitë politike në vend dorëzuan listat e tyre në KQZ, nisi debati për emrat që u përfshinë në to.

Sonte në Open po diskutohet pikërisht kjo , se cila nga listat është ekipi më i mirë.

Analisti Enton Abilekaj bëri një dallim mes dy listave: Marrësi më i madh është Rama. Kemi një ndryshim, PD , është një listë pajtuese, e kundërt me 2017 që përçau, që përjashtoi nga lista ata që kishin dhënë për PD, janë afruar të gjithë, por mungojnë emrat përtej , por përfaqëson çdo gjë që është PD.

Kurse PS, nuk asgjë që e përfaqëson atë, janë emra të panjohur, që vijnë për herë të parë. Janë një grup të pavotuarish në forum, të parrezikshëm nëse PS humbet zgjidhjet. Janë tre ministra që tronditën mandatin e Ramës, Xhafaj, që pas dosjes 339 arrestimet që pati dha dorëheqjen. Bushati i dyti dhe Majko i treti që me mos votimin e ligjit për Teatrin ra në sy.

Pjesa tjetër është një listë pazari politik, me opozitën parlamentare , pra pazari për të votuar ndryshimet kushtetuese. ashtu si Koka dhe tjerët përfaqësojnë një pazar të gjësë së gjallë.

Top Channel