E diel, 21 Mars 2021
07:42
Burrel, lëndë plasëse në banesën e punonjësit të SHIK

Një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e shtetasit Alfred Karaj.

06:59
Ja si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore për shumë probleme të rrezikshme të zemrës. Arterioskleroza cilësohet si sëmundja gjatë të cilës muret e enëve të gjakut, si arteriet, ngurtësohen dhe bllokohen.

06:32
Zbuloni mënyrën si të humbisni në peshë kur vuani nga diabeti

Problemet me mbipeshën përtej dukjes jo bukur, janë zanafilla e shumë sëmundjeve serioze për trupin. Ky problem bëhet akoma më serioz, kur trupi është prekur dhe është nën trysninë e sëmundjeve kronike. Këtu përfshihen problemet kardiovaskulare, lloje të artritit apo edhe i shumë përhapuri diabeti i Tipit 1 apo 2.

06:06
Arsyet kryesore për shëndetin përse duhet të hani vezë çdo ditë

Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut.

05:39
BE-ja kërcënon me ndalesë eksportet e vaksinave AstraZeneca

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërcënoi me ndalimin e eksportit të vaksinave AstraZeneca kundër COVID-19, nëse blloku nuk pranon më parë dërgesat e premtuara nga ana e kompanisë.

05:15
Pandemia përkeqëson problemin e diskriminimit në moshë

Pandemia e koronavirusit e ka përkeqësuar diskriminimin e bazuar në moshë – një problem tashmë i përhapur në të gjithë botën, thanë Kombet e Bashkuara.

04:58
Dy ditë bisedime të tensionuara, përfundon takimi SHBA-Kinë

Sekretari amerikan i Shtetit dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i dhanë fund bisedimeve me zyrtarët e lartë kinezë që u zhvilluan në Alaksa. Analistët thonë se në politikën amerikane për Kinën nuk presin ndonjë ndryshim të madh nga qasja e administratës së mëparshme.

04:33
SHBA, plane për dërgimin e një sasie vaksinash në Kanada e Meksikë

Kina është shndërruar në furnizuesin kryesor me vaksina të Amerikës Latine ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me kritika për mos ndarjen e rezervave të vaksinave me fqinjët e tyre. Siç raporton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine, Shtëpia e Bardhë thotë se administrata e Presidentit Biden po punon tashmë për hartimin e një plani për shpërndarjen e vaksinave edhe në vende të tjera.

04:14
Spektatorëve të huaj nuk do t’u lejohet hyrja në Japoni për Lojërat Olimpike

Spektatorët e huaj nuk do të lejohen të hyjnë në Japoni për Lojërat Olimpike të kësaj vere mes shqetësimeve për koronavirusin, thanë organizatorët të shtunën.

02:45
Nuk duronte keqtrajtimet e gruas, burri i saj hidhet nga dritarja e pallatit

Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle kanë arrestuar një grua 54-vjeçare në Valencia e akuzuar për keqtrajtim të djalit të saj të mitur dhe burrit të saj, i cili u hodh nga dritarja me sa duket sepse ai nuk mund ta duronte më situatën dhe u shtrua në spital në gjendje të rëndë.

02:14
Turqia raporton 21.061 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 21.061 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 958 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,99 milionë.

01:53
Luftanija kineze afrohet për herë të parë pranë kufirit japonez

Luftanija shkatërruese (Destroyer) kineze “Tip 055” me raketa të komanduara lundroi pranë Japonisë për herë të parë.

01:32
Turqi, shkarkohet kreu i bankës qendrore

U shkarkua guvernatori i Bankës Qendrore të Turqisë, Naci Ağbal, dhe është zëvendësuar me profesorin dhe ish-deputetin Şahap Kavcıoğlu, sipas një dekreti të ri presidencial të shpallur në gazetën zyrtare sot herët.

01:15
Mbi 123 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 123 milionë.

00:56
Mbrëmja gala e futbollit, Italia nderon më të mirët e sezonit të kaluar

Ndonëse me disa muaj vonesë për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia Covid-19, mbajtur në Itali “Gran Gala dell Calcio AIC”, një event i organizuar nga Federata Italiane e Futbollit, e cila ndan çmimet për më të mirët e sezonit.

00:38
Schalke 04 e ‘mbërthyer’ nga kriza, mposhtet edhe nga Gladbach

Vijon kriza e thellë për Schalke 04 në Bundesliga, me blutë mbretërorë që me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të luajnë në Bundesligën e dytë.

00:19
Tenis, Aslan Karatsev fiton turneun e Dubait

Aslan Karatsev mundi në finalen e Dubait tenistin nga Afrika e Jugut Lloyd Harris, duke siguruar titullin e parë ATP në karrierë. Një triumf i jashtëzakonshëm për tenistin rus, që deri 15 muaj më parë ishte pothuajse krejtësisht i panjohur dhe renditej në vendin e 289, në klasifikimin e përgjithshëm botëror.

E shtunë, 20 Mars 2021
23:57
Man.City mbetet në garë për 4 trofe, kap gjysmëfinalet e FA Cup

Manchester City është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e FA Cup.

23:40
Spezia lë në zonën e “kuqe” Cagliarin, Bologna zhyt më shumë Crotonen

Fitore mes drithërimash për Spezian që u rikthye te fitorja në Serie A pas 5 ndeshjesh duke mposhtur 2-1 Cagliarin në një përballje direkte për mbijetesën. Një gol i Joao Pedros në minutën e 94-t u duk sikur i hoqi nga duart fitoren skuadrës së trajnerit Italiano por pas ndërhyrjes së VAR gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.

23:21
Super Benzema, Reali “shtyp” edhe Celtan dhe rrit shanset për titull

Fitorja 3-1 ndaj Atalantës në Champions League që i kualifikoi madrilenët në çerekfinale, u pasua nga një tjetër sukses 3-1 për Realin e Madridit, këtë herë në transfertën galiciane ndaj Celta Vigos në kampionat me Los Blancos që e ngushtuan për momentin në vetëm 3 pikë distancën me Atleticon kryesuese që ndeshjen e kësaj jave do të luajë të dielën ndaj Alaves.

23:05
E dinin të vdekur, Komandanti i “UÇK” takon pas 21 vitesh ushtarin e tij. Zbulohet historia e trishtë e ushtarit ‘të panjohur’ nga Shkodra

Lufta e Kosovës ka qenë një ndër luftërat më të përgjakshme në të cilën me qindra dhe mijëra ushtarë e civilë të pafajshëm të Kosovës humbën jetën për të fituar pavarësinë e tyre nga Serbia.

22:24
“Faleminderit për sakrificat që ke bërë!”, gruaja surprizon burrin duke i festuar 15 vjetorin e martesës në studio

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme trajtoi historinë e dashurisë së Fevjolës dhe Mondit, një histori dashurie 15-vjeçare. Historia e dashurisë së Fevjolës dhe Mondit kishte nisur nga një takim tepër i rastësishëm në një kafe. Ajo në studio rrëfeu se me Mondin ishte njohur që në fakultet, falë një miqësie të përbashkët që kishin.

22:14
Atentat me armë dy vëllezërve/ Lidhja e tyre me Gentian Doçin, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës

Atentat me armë zjarri u është bërë dy vëllezërve, Hot dhe Marian Doçi në fshatin Bardhaj të Shkodrës mbrëmjen e sotme.

21:48
“Unë e pamoralshme, ti je gay!”,konflikti vazhdon, Xhensila Pere përplaset sërish në studio me gazetarin

Televizioni në vitet e fundit ka qenë në një garë të vazhdueshme me rrjetet sociale dhe platformat e ndryshme online duke konkurruar se kush do të jetë në vend të parë.

21:47
Tiranë/ I dehuri qëllon në ajër me armë zjarri në Kombinat

Sot pasdite ne Kombinat një person i dehur ka qëlluar me armë në ajër.

21:40
Greqia i hap kufirin Rumanisë/ Nga mesi i muajit prill, rumunët mund të shkojnë për pushime në Greqi

E etur për të mirëpritur turistë edhe nga Ballkani, pas Serbisë, Greqia i ka drejtuar sytë edhe nga Rumania,vend që dërgon më shumë se 1 milion turistë drejt plazheve greke çdo vit.

21:32
Vaksinohet Boris Johnson/ Britania vaksinon 660 mijë persona në një ditë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë vaksinën e Oksfordit dhe AstraZenecas, pikërisht në të njëjtin spital të Londrës ku ai u shtrua në Prill të vitit të kaluar i prekur rëndë nga koronavirusi.

21:03
Astro-fotografi finlandez shpenzon 12 vjet për panoramën e plotë të Rrugës së Qumështit (fotot)

Kapja e të gjithë panoramave të galaktikës sonë Rruga e Qumështit, duket si një detyrë e rëndë, pasi gjatësia e saj është rreth 100 000 vite dritë, sipas Administratës së Aeronautikës dhe Hapësirës së SHBA.

21:00
Sot dita botërore e lumturisë/ Sipas raportit të OKB, Shqipëria renditet në vendin e 63

20 Marsi është Dita Botërore e Lumturisë, e vendosur në vitin 2013 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

20:59
“Hackeri” që u rrit në ngujim/ Historia e ekspertit të “IT” që gjithçka e mësoi vetë

Gent Progni, fëmijërinë e ka kaluar në ngujim.

20:54
“Forbes” artikull për Tiranën: Kryeqytet dinamik me energji rinore; Arkitekturë moderne dhe tradicionale

Revista prestigjioze Forbes i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, që e cilëson si “një vend i jetës së ëmbël”.

20:30
Në kërkim të shtigjeve malore/ Hiking nga të rinjtë në malet e Korçës

Zhvillimi i turizmit në Korçë ka bërë që paralelisht me të të ofrohen edhe alternativa të reja që krijojnë mundësinë për të shijuar destinacionet natyrore të zonës.

20:28
PS dhe PD, përballje e programeve/ Fasonët: PS me shifra konkrete. Me PD kemi rënë dakord në parim

Kur ka mbetur pak më shumë se një muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit, partitë politike kanë shpalosur programet e tyre për sektorë të caktuar.

20:22
“Problematikët” në listat e PD/ Ja kush nga kandidatët ka vetëdeklaruar problemet me ligjin

Të djathtët e politikës që synojnë një karrige në Parlament i kanë pranuar  në këtë formular,  si edhe të majtët problemet me të shkuarën e tyre.

20:14
Përmbytja shkretoi fshatin Obot/ Banorët braktisin fshatin pranë lumit. Mbyllet shkolla e rindërtuar nga Top Media

10 vite më parë në fshatin Obot të Shkodrës, me iniciativën e Top Medias, u rindërtua shkolla 9 vjeçare.

20:09
Spitalet nuk kanë më vende/ Kosovë, të sëmurët me  covid po trajtohen në  qendra ditore mjekësore 

Abibe Berishës 70 vjeçe e infektuar me koronavirus i është pamundësuar trajtimi në Repartin e Pulmologjisë në QKUK, për shkak të numrit të madh të pacientëve.

20:05
 29,3 milionë euro ilaçe në dy muaj/ E gjithë rritja e importeve për medikamentet kundër Covid19

Vazhdimi i pandemisë dhe rritja e rasteve me koronavirus kanë rritur ndjeshëm importin e ilaçeve edhe në muajt e parë të këtij viti.

20:03
Atentat me armë zjarri dy vëllezërve në Shkodër, plagosen në krah e këmbë! Pamje nga vendngjarja

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

19:58
Edmond Çekiçi u lirua para një jave/ U kap me armë, por gjykata  e liroi 4 ditë pas arrestit

Prej një jave Edmond Koçi , i njohur ndryshe si Mond Çekiçi po shijonte hapur lirinë që i dha gjykata e cila për akuzën e armëmbajtjes pa leje, e dënoi me kusht duke i hequr në këtë mënyrë masën e arrestit shtëpiak.

19:51
Porti i Durrësit, do nisë investimi/ Alabbar: Do të investojmë dhe në projektin turistik në Përmet

Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR vizitoi ambientet e Top Channel.

19:41
Më thuaj një dëshirë/ Nëna e diagnostikuar me kancer, përlotet nga dëshira e vajzës!

Dy vite më parë, jeta e Ildës dhe familjarëve të saj ndryshoi plotësisht.

19:39
Valikardha e  Bulqizës, dikur qytet sot fshat plot me histori, traditë e mikpritje

E para gjë qe ndjen njeriu kur vjen këtu, është se si koha dhe ritet në qytet ndryshojnë dhe në fshat jo.

19:34
“Qenke me syçka të bukura”, si shkoi takimi mes Luljetës dhe konkurrentit të ri (Fotot)

Rolandi është konkurrenti më i ri i Për’Puthen +40, i cili që nga ekrani i televizorit i ka vënë syrin Luljetës.

19:23
Transformimi i ‘nuses së ISIS’/ Megjithë ‘look-un’ e ri, Britania ende dyshon për Shamima Begum

Britanikja që ka humbur qytetarinë pasi u bë “nuse e ISIS” në Siri, është lutur së fundmi të rikthehet në vendin e saj, madje duke flakur veshjet konservatore muslimane, në favor të një stili modern ‘urban’, me xhinse të ngushta, bluzë me kapuç, kapele dhe syze ‘trendy’.

19:20
Për’Puthen +40/ Dhurata e veçantë që Samiu i bëri Gilbertës (Fotot)

Sot u transmetua takimi mes Samiut dhe Gilbertës.

19:02
Një takim i sinqertë! Armando i emocionuar: Po më rreh zemra si zog

Konkurentja e re e Për’Puthen Stela ka zgjedhur Armandon për takimin 4 minutësh.

18:52
‘Rrugë drejt prostitucionit’/ Danimarka ndalon lidhjet e vajzave me burra të vjetër të pasur (fotot)

Shumë prindër do të përçmonin situatat kur vajza e tyre ka për të dashur një burrë më të moshuar që i ofron asaj nxitje financiare për lidhjen e tyre “romantike”. Por me ekonominë të rënie të lirë dhe me kulturën e re neo-liberale, vajzave nuk u kanë mbetur shumë opsione për të zgjedhur.

18:42
Autobusi i linjës Vlorë-Uji i ftohtë përfshihet nga flakët, pamjet e tymit që përfshiu gjithë zonën

Një autobus urban i linjës Vlorë-Uji i ftohtë është përfshirë nga flakët para pak minutash përballë shkollës së mesme “Halim Xhelo” në Vlorë.

18:35
Kandidatja e re e Për’Puthen +40/ 41-vjeçarja që duket si 20 vjeç (Fotot)

Kandidatja e re e Për’Puthen +40 është Stela Nikolla, 41-vjeçarja nga Vlora me një vajzë të vogël.

18:13
Kamerat kapin ‘profesionistët’ që vjedhin 4 motoçikleta të reja nga dyqani Harley-Davidson (video)

Një video e publikuar dje tregonte sesi një bandë gjakftohtë hajdutësh hynë me thyerje në një dyqan të Harley-Davidson në Indiana, SHBA dhe i hipën katër motoçikletave të kushtueshme për t’u larguar me to nga dera kryesore.

17:57
Rihanna mirëpret pranverën dhe risjell modën e viteve “80, me veshjen e veçantë

Këngëtarja zgjodhi një veshje, tërësisht me ngjyra pastel, teksa darkonte në Santa Monica, Californi.

17:54
BE-ja kërcënon me ndalesë eksportet e vaksinave AstraZeneca

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërcënoi me ndalimin e eksportit të vaksinave AstraZeneca kundër COVID-19, nëse blloku nuk pranon më parë dërgesat e premtuara nga ana e kompanisë.

17:52
519 të infektuar me COVID dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit/ 399 pacientë po trajtohen në spitale

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje të lehtë të të infektuarve me COVID-19, por ulje të numir të viktimave.

17:42
Detaje të reja nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Në email-in e saj janë fshirë të dhëna

Detaje të reja janë zbuluar nga zhdukja e 19-vjeçares me origjinë shqiptare, Artemis Vasilis në Greqi.

17:39
Londër, protestuesit anti-koronavirus refuzojnë paralajmërimet, përleshen me policinë (foto dramatike)

Policia e Londrës nuk arriti të përmbajë sot protestat kundër hipokrizisë së qeverisë për koronavirusin, të nisura nga disa vendndodhje te kryeqytetit, megjithë paralajmërimet për ndalim të demonstrimeve prej pandemisë.

17:37
Rriten infektimet në Kosovë/ Në spitale nuk ka më vende, apel për kujdes

Në Kosovë, po rriten shumë shifrat e infektimeve të reja me koronavirus ditët e fundit, që ka ndikuar të intensifikohen thirrjet për kujdes për shkak të rrezikut të mbingarkimit të spitaleve.

17:25
Abdixhiku: Na duhet një president unifikues, me Osmanin do të vazhdojmë bisedimet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur se që të qëndrojë në opozitë, duke bërë të qartë pozicionin e saj kundër votimit të Qeverisë Kurti.

17:18
Dua Lipa përjeton momentin e sikletshëm në “Grammy 2021”, momenti kur kollitet… (Fotot+Video)

Dua Lipa gjatë ditëve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale dhe media.

17:15
Komplet ndryshe për këngën e re, si ju duket Tayna me këtë pamje? (Fotot)

Tayna, duket se nuk pranon të dalë me një njëjtit ‘look’ në videoklipet  e këngëve të saj.

17:12
Skenar makthi/ Kolonitë e minjve vërshojnë në fshatrat australiane duke kafshuar banorët (fotot)

Disa qytesa në New South Wales, Australi, janë prekur nga një vërshim masiv brejtësish, teksa fermerët thonë se toka është e mbushur me “dhjetra mijëra minj që vijnë rrotull”.

17:04
Banka Zhvillimore e KE-së do të financojë blerjen e vaksinave COVID-19 për Kosovën

Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB) miratoi financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat COVID-19 për rreth 50% të popullsisë.

16:55
Ndërtesa që tunden, publikohen pamjet e para të dridhjes nga tërmeti që goditi Japoninë

Autoritetet japoneze kanë paralajmëruar qytetarët për një cunami të mundshëm, pasi vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2.

16:50
Australi/ Paralajmërohen përmbytje ‘të rrezikshme për jetën’ (Fotot)

Autoritetet e emergjencës në Australi po paralajmërojnë përmbytje të rrezikshme për qytetarët, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë pjesë të bregdetit lindor të vendit.

16:36
Kosovë, 8 viktima dhe 771 të infektuar me COVID në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 8 persona të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.752.

16:30
Mohamed Alabbar themelues i kompanisë EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vizitë në Top Channel

Mohamed Alabbar themelues i kompanisë EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe zhvilloi një vizitë në ambientet e Top Channel.

16:26
Kush e dallon zvarranikun? Hardhuca ‘e padukshme’ e Madagaskar çmend përdoruesit e rrjetit (fotot)

Një zvarranik thuajse i padukshëm është kthyer në ‘hit’ në rrjetet sociale pas fotove të shpërndara nga biologu i botës së egër Forrest Galante, gjatë një udhëtimi të tij në Madagascar.

16:24
Mbi 123 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 123 milionë.

16:18
Gjergj Sauli ndahet nga jeta/ Gjykata Kushtetuese: Drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet më të shquara

Gjykata Kushtetuese ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit i Gjykatës Kushtetuese, Gjergji Sauli.

16:16
“Jam shumë e lodhur”/ Bebe Rexha tregon të gjitha ‘defektet’ e saj, në një video

Bebe Rexha, është një nga artistet, më të kritikuara për trupin e saj por kjo nuk e ka penguar të jetë vetvetja.

16:06
Çfarë është Dita e Nevruzit dhe si festohet ajo në vendet e botës? (fotot)

Megjithse në Shqipëri Nevruzi është festa kryesore e komunitetit musliman Bektashi, ajo festohet në shumë vende të Lindjes së Mesme, botës arabe dhe muslimane, e njohur si Viti i Ri Persian.

15:43
Mali i Zi në kërkim të naftës/ Fillon eksplorimi në brigjet e tij në Adriatik

Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë shqetësuar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 mars, do të nisë fillimisht me shpimin e puseve hulumtuese për gjetjen e naftës nën detin e Malit të Zi.

15:33
“Më thuaj një dëshirë”/ Sot në emision, shumë emocione me dëshirat e fëmijëve

Sot, programi familjar “Më thuaj një dëshirë”, vjen me tre histori të veçanta, shumë surpriza dhe emocione të forta…

15:26
Do të vaksinohen 500 mjekë nga Kosova/ Vaksinimi po realizohet në qendrën e vaksinimit në Kukës

130 mjekë dhe punonjës të sistemin shëndetësore në Kosovë kanë marrë tashmë vaksinën anti Covid në Kukës.

15:24
Tërmeti masiv me magnitudë 7.0 shkund ndërtesat dhe jep alarm tsunami pranë Tokios (fotot)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur sot Japoninë duke lëkundur ndërtesat e larta në Tokio dhe duke dhënë alarme për tsunami.

15:02
Atentat në Durrës, vritet 40 vjeçari/ Edmond Çekiçi u qëllua me breshëri arme në një pritë

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen 16 të Durrësit. Edmond Koçi, i njohur ndryshe dhe si Mond Çekiçi një person me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë sipas policisë lokale u ekzekutua përpara lokalit ku zakonisht pinte kafen e mëngjesit.

14:52
Rama nga Kukësi: Kemi caktuar një datë për të ulur avionin, do sjellim ata që më kanë përqershur më shumë nga Londra

Kryeministrit Edi Rama tha se është caktuar data kur do të ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, por zgjodhi të mos ta thoshte.

14:41
E ndoqën që kur doli nga shtëpia dhe pritën të parkonte/ Si u ekzekutua Mond Çekiçi, la pas 2 fëmijë

Mond Çekiçi, anëtar i bandës së Durrësit, u vra sot më armë zjarri mbrapa drejtorisë Arsimore në Durrës, brenda makinës së tij.

14:31
Rama sërish për provokimin: Po e them shqip, hartë leshi, ngërç i Serbisë!

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi , ku po prezanton kandidatët e zonës, komentoi edhe njëherë provokimin e Vuçiç me hartën e Kosovës.

14:31
Lady Gaga dhe Adam Driver ndajnë puthjen pasionante, gjatë xhirimit të filmit (Fotot)

Lady Gaga dhe Adam Driver u fotografuan duke u puthur në një udhëtimi me anije në Liqenin Como ndërsa po xhironin për filmin e tyre të ardhshëm , ‘House Of Gucci’.

14:24
Jo pushime jashtë vendit/ Britanikët këtë verë të mbyllur në shtëpi

Pushimet e verës jashtë vendit janë ekstremisht të pamundura për shkak të rrezikut që udhëtarët mund të sjellin variate koronavirusi në britaninë e madhe.

14:08
Shqetësim në Greqinë veriore/ Rritet fluksi i emigrantëve në trajektoren ballkanike

Trafiku në trajektoren ballkanike për refugjatët dhe emigrantët që duan të shkojnë në Evropë, duket se është rritur sërish.

14:08
Kryeministrja e Norvegjisë kërkon ndjesë, pasi shkeli rregullat anti Covid

Kryeministrja e Norvegjise, Erna Solberg, ka kërkuar ndjesë pasi u zbulua se kishte shkelur rregullat anti Covid të vendit gjatë një feste për ditëlindjen e saj, muajin e shkuar.

13:57
Përmbytje katastrofike në Australi/ Rrugët kthehen në lumenj, shtëpitë merren nga rryma

Bregu lindor i Australisë është përballur me shira të rrëmbyeshëm të shtunën, të cilët kanë shkaktuar edhe një valë përmbytjesh që kanë çuar në evakuimin e shumë rajoneve, ndërkohë që rrjedhat e ujit tërhiqnin me vete shtëpi, mbulonin rrugë, izolonin qytete dhe ndërprenë edhe linja energjie.

13:50
Ermal Mamaqi “ndëshkohet” me punë në komunitet, i bashkohet Veliajt për të mbjellë pemë në Liqenin e Fjollës

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi duket se ka zgjedhur ta “shlyejë” me punë në komunitet, gjobën e vendosur para pak ditësh nga autoritetet shëndetësore për grumbullime të ndaluara gjatë pandemisë.

13:50
U infektua me Covid 19, shqiptari në Greqi vret veten

Një shqiptar nga Theologos, Greqi, dyshohet se u vetëvar, pasi fajësonte veten se solli koronavirusin në familje.

13:45
Përurohet instalacioni “Enough is enough”, që përkujton marrëdhëniet 30-vjeçare SHBA-Shqipëri, Veliaj: I lumtur që komuniteti shqiptaro-amerikan ka një copëz të kontributit në Tiranë

“Enough is Enough” është instalacioni më i ri i vendosur në Tiranë. Një vepër arti publik e artistit Alban Muja, e cila lind prej deklaratës së bërë prej Presidentit George Bush gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2007: “Ka ardhur koha, madje sa më shpejt, që të themi “Mjaft më!” (Enough is enough!), Kosova është e pavarur!”, duke i dhënë një mesazh të qartë të gjithë politikës ndërkombëtare, por edhe duke rikujtuar edhe një herë fatet e lidhur të Kosovës e Shqipërisë.

13:43
“Ne jemi një”/ Vaksinimi në Kukës, Rama: Nuk ka kuptim që ne mbaruam tonat dhe ju s’keni filluar akoma!

Kryeministri Edi Rama ishte në Kukës për të parë nga afër procesin e vaksinimit të bluzave të Bardha të Kosovës që u bë atje.

13:26
Yjet që parakaluan në tapetin e kuq me veshjet e modeleve të pasarelave/ Ndryshimi, i dukshëm por, kujt i rri më mirë?

Modelet e pasarelave janë të parat që veshin veshje të reja të modës së lartë.

13:19
I infektuar me Covid, komandanti Ndriçim Sallaku u nda nga jeta/ Ambasadorja Kim: Patëm nderin të njihnim këtë patriot, iku shumë herët

Komandanti, Ndriçim Sallaku, u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin.

13:05
SHBA-ja dënon një maqedonas dhe një rus për krime kibernetike

Nën akuzat për përfshirje në krime kibernetike të nivelit ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara kanë dënuar me burgim një rus dhe një maqedonas. Rrjeti në të cilin ishin të përfshirë këta dy persona është përgjegjës për vjedhjen e 568 milionë dollarëve në të gjithë botën, tha Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

12:54
Me lëndë narkotike, jashtë orarit policor, arrestohet 18-vjeçari në Dibër, gjobitet pronari i lokalit

Një i ri është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në Dibër, pasi u kap me kokainë dhe jashtë orarit policor.

12:48
Edicioni i 9 i ICT Awards/ Eventi mbështetet nga fondacioni “Dritan Hoxha”

Albanian ICT Awards çel siparin në edicionin e tij të nënte. Javën tjetër do të fillojë aplikimi.

12:29
Rama reagon për provokimin e Vuçiç: Hartë leshi nga ai që luan me kukulla në facebook

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë.

12:19
Vaksinohen mjekët nga Kosova, në Kukës (Foto)

250 punonjës shëndetësorë nga Kosova,kanë mbërritur në Kukës për të marrë vaksinën anti Covid.

12:15
E shkrumbuar totalisht/ Transportohet makina e ekzekutorëve të Mond Çekiçit, gjendet dhe një armë në të

Policia ka marrë makinën, tashmë të shkrumbuar totalisht të ekzekutorëve të Mond Çekiçit i vrarë më breshëri plumbash mëngjesin e sotëm në Durrës.

12:05
Franca në valën e tretë/ Rikthehet izolimi dhe në Poloni, Gjermani në alarm

Franca dhe Polonia kanë rikthyer izolimet e pjesshme ndërsa të dyja vendet përballen me një rritje të ndjeshme të infektimeve me koronavirus javët e fundit. Rreth 21 milionë njerëz në 16 rajone të Francës, përfshirë kryeqytetin Paris janë prekur ndërsa, vendi druan për një valë të tretë.

11:55
Shpërthen vullkani në Islandë/ Pas 40 mijë tërmeteve në tre javë (fotot)

Një vullkan ka shpërthyer në jug perëndim të kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, tha zyra meteorologjike e vendit.

11:44
Merrte para për të sjellë emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, kapet “mat” me 11 të huaj 44-vjeçari

Një shtetas, i cili po transportonte drejt Tiranës 11 emigrantë të paligjshëm është arrestuar sot, në afërsi të Pogradecit.

11:40
Denoncimi i BBC-së/ Vendet e pasura po bllokojnë vaksinat për të varfrit

Vendet e pasura, përfshirë Britaninë e Madhe, po bllokojnë propozimet për të ndihmuar vendet në zhvillim të rrisin kapacitetet e tyre të prodhimit të vaksinave.

11:36
Policia franceze del ‘bllof’/ Tha se konfiskoi ekstazi, por ishte pluhur ëmbëlsirash

Policia në Paris, këtë javë, njoftoi një hetim të frytshëm dhe një operacion që çoi në konfiskimin e ekstazisë me një vlerë tregu prej mbi 1 milionë eurosh. Por, në përfundim, gjithçka rezultoi i frytshëm, por në një tjetër mënyrë.