Dua Lipa përjeton momentin e sikletshëm në “Grammy 2021”, momenti kur kollitet… (Fotot+Video)

20/03/2021 17:18

Dua Lipa gjatë ditëve të fundit ka qenë një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale dhe media.

Të dielën fitoi një çmim tjetër ‘Grammy’ për albumin më të mirë në zhanrin pop.

Krahas kësaj, 25-vjeçarja mori vëmendje të madhe me paraqitjen e veçantë nën markën e ‘Versace’, duke qenë se bashkëpunon prej vitesh me të.

Mirëpo teksa po fliste për triumfin dhe merrte poza me trofeun e fonogramit, Dua pati një moment të sikletshëm kur filloi të kollitej dhe u detyrua ta ndërpresë në gjysmë intervistën, teksa kërkonte ujë nga asistentja.

Videoja e realizuar në prapaskenën e intervistës është shpërndarë në Twitter, duke e bërë kështu artisten Lipa subjekt të faqevetë ndryshme, për momentin e sikletshëm që i ndodhi.

Ky është çmimi i tretë “Grammy” për Dua Lipën, e cila para dy vitesh kishte fituar dy të tilla, atë për “Artisten e re më të mirë” dhe “Kënga më e mirë ritmike”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel