Në foto: Mohamed Alabbar themelues i kompanisë EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë vizitës në Top Channel

Mohamed Alabbar themelues i kompanisë EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe zhvilloi një vizitë në ambientet e Top Channel.

Alabbar ndodhet në Shqipëri për të çuar përpara projektin e transformimit të portit të Durrësit, një investim afro 2 miliard dollarë.

Mohamed Alabbar thotë se arkitektët dhe inxhinierët e kompanisë së tij bashkë me grupin e punës nga Shqipëria janë duke i dhënë dorën e fundit projektit final dhe se puna pritet të nisë në pranverë.

Paralelisht është duke u punuar edhe për një tjetër projekt turistik që EMAAR synon të realizojë në Përmet.

Në foto: Mohamed Alabbar themelues i kompanisë EMAAR nga Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë vizitës në Top Channel

Top Channel