I infektuar me Covid, komandanti Ndriçim Sallaku u nda nga jeta/ Ambasadorja Kim: Patëm nderin të njihnim këtë patriot, iku shumë herët

20/03/2021 13:19

Komandanti, Ndriçim Sallaku, u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, spërmes një postimi në Twitter shpreh dhimbjen për humbjen e komandandit, duke treguar se gjatë punës me të e ka vlerësuar për përkushtimin dhe patriotizmin e tij.

Jam thellësisht e trishtuar dhe e tronditur për vdekjen e gjeneral, Ndriçim Sallaku. Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njohim këtë patriot dhe të punojmë me të për të forcuar partneritetin SHBA-Shqipëri. Ai iku shumë herët. Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij. Qoftë i qetë në paqe”, shkruan Kim.

Në karrierën e tij ushtarake, përfshihet një listë e gjatë ekperiencash pune, Komandant i Akademisë së Nënoficerëve “Thomson”, Drejtor i Drejtorisë së Logistikës në Shtabin e Përgjithshëm të FA, Oficer Shtabi për Stërvitjen në Shtabin e LANDCOM te NATO-s, Izmir, Turqi, Komandant i Batalionit të transportit, në Brigadën Logjistike, Përgjegjës i Sektorit të Planifikim Logjistik në J4 në SHP të FA.

Top Channel