Lady Gaga dhe Adam Driver u fotografuan duke u puthur në një udhëtimi me anije në Liqenin Como ndërsa po xhironin për filmin e tyre të ardhshëm , ‘House Of Gucci’.

Lady Gaga dhe Adam Driver luajnë rolin e çiftit të martuar, Patrizia Reggiani dhe Maurizio Gucci. Aktorët  u fotografuan duke u puthur në setin e filmit të dramës kriminale “House of Gucci” në Liqenin e Comos, në Itali. Puthja u fotografua në 18 mars, në  një udhëtim romantik me varkën luksoze,  jashtë Villa Balbiano.

Në foto, duket se 34-vjeçarja dhe 37-vjeçari, i përshtaten stilit të lartë të shoqërisë italiane, pa shumë përpjekje. Adam, trashëgimtar i Gucci-t (në rol), shfaqet me me një xhaketë blu të gjallë  dhe syze të mëdha, ndërsa Gaga me fustanin e shkurtër me printe.

Gaga së pari ndau një foto të saj dhe Adamit, të shndërruar në personazhet e tyre italianë, në 9 mars. Yjet tërhoqën vëmendjen e fansave, me  veshjet dimërore të viteve ’70.  “Signore e Signora Gucci”, shkroi Gaga poshtë fotos, që morri mijëra pëlqime.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel