Tayna, duket se nuk pranon të dalë me një njëjtit ‘look’ në videoklipet  e këngëve të saj.

Një ditë më parë, këngëtarja publikoi një tjetër këngë, në bashkëpunim me Ivorian Doll, “WTF”. Në videoklip, ajo shfaqet me flokë bjonde dhe fustani transparentë ngjyrë mishi, e më pas me një veshje tërheqëse lejla, të kombinuar me ngjyrën e flokëve.

Sot, artistja ka postuar fotosesionin me një këtë pamje dhe duket tejet tërheqëse. Me këto foto, ajo falenderon ndjekësit që kanë pëlqyer këngën dhe kanë komentuar pozitivisht për këtë bashkëpunim, të cilin ajo e kishte paralajmëruar me kohë.

Tayna nuk heziton të eksperimentojë me flokët e saj dhe herë pas herë surprizon me paraqitje të reja.

“WTF” vjen pas një tjetër bashkëpunimi të suksesshëm të Taynës me Flori Mumajesin, që u shndërrua shumë shpejt në ‘hit’ dhe fansat e pëlqyen për romanticitetin që kënga përcjell.

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel