Rama sërish për provokimin: Po e them shqip, hartë leshi, ngërç i Serbisë!

20/03/2021 14:31

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi , ku po prezanton kandidatët e zonës, komentoi edhe njëherë provokimin e Vuçiç me hartën e Kosovës.

Rama: Ja dolëm të çajmë rrethimin për vaksinat kemi Pfizer dhe Astrazeneca, deri dje kanë qenë afër 42 mijë të vaksinuar , do vijojë , kemi në proces një marrëveshje për një sasi të madhe vaksinash, se nuk e kemi ende ritmin që barra për turizmin të jetë e lehtë.

Në këtë fazë finale te luftës, kemi nisur ta zbrapsim nga pak, drita ka filluar të duket, duam të dalim nga ky tunel një orë e më parë, njësoj si vende të BE edhe pse u lamë jashtë skemës së vaksinave.

Po e them shqip,harte leshi,  Vuçiç u kthehet herë pas herë provokimeve, të qash a qeshësh, dhe kjo është një ngërç që e kanë ata, jo ne. Kjo dekadë do jetë ajo e shqiptarëve

Ndërkohë për tu kthyer te 25 prilli. Jam këtu me tre kolegë , miq të skuadrës së Kukësit që unë them se është më e mira që kur unë jam në PS.
Më vjen mire që këtë skuadër e kemi formuar për një rritje cilësie.

Petriti e prit me kënaqësi dhe dyzim, dhe kjo lidhej me një fakt që ma bëri hapur, sa do t’i vlejë Tropojës përfshirja ime tha ai, sa do jemi në në gjëndje të bëjmë më tej për Tropojën se ndryshe me tha skam pse angazhohem.

Gerta vjen për të ndihmuar vendlindjen e vetë. 

Top Channel