Kamerat kapin ‘profesionistët’ që vjedhin 4 motoçikleta të reja nga dyqani Harley-Davidson (video)

20/03/2021 18:13

Një video e publikuar dje tregonte sesi një bandë gjakftohtë hajdutësh hynë me thyerje në një dyqan të Harley-Davidson në Indiana, SHBA dhe i hipën katër motoçikletave të kushtueshme për t’u larguar me to nga dera kryesore.

Të përgatitur me xhaketa motoçiklisti, kokore e veshje të errëta, ata realizuan grabitjen në 3:30 të mëngjesit, te merkuren në qytezën Kokomo.

“Të katër individët kishin veshje të maskuara dhe helmeta motoçiklisti”, tha policia në njoftim, duke shtuar se ata morën tre motoçikleta Harley-Davidson Street Glide model 2021, dhe një të 2020, me vlerë $95,000.

Nuk dihet ende si të dyshuarit ndezën motorët dhe u larguan nga dera kryesore e dyqanit ‘showroom’, thanë hetuesit.

Komentuesit online sugjeronin se grabitja dukej si një “punë e brendshme” pasi një prej grabitësve shihej që hapte me çelës hyrjen kryesore, ndërsa asnjë prej tyre nuk kishte probleme për të ndezur motorët e grabitur.

Policia në Kokomo ende nuk ka komentuar nëse ka bërë arrestime për vjedhjen.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel