Ndërtesa që tunden, publikohen pamjet e para të dridhjes nga tërmeti që goditi Japoninë

20/03/2021 16:55
Pamje nga ndërtesa në japoni

Autoritetet japoneze kanë paralajmëruar qytetarët për një cunami të mundshëm, pasi vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e para, ku shihet se sa i fuqishëm ishte tërmeti në momentin kur shkundi tërë Japoninë.

Dallgët prej një metri të larta kanë goditur shtëpitë përreth plazheve, kurse deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëmet materiale.

Dridhjet janë ndjerë deri në Tokio. E banorët bëjnë të ditur se dridhjet janë ndjerë gjatë edhe në Miajig, ku edhe ndodhi tërmeti,

Pas tërmetit banorët kanë mbetur pa energji elektrike.

Top Channel