E enjte, 08 Prill 2021
18:51
Mesazhi i Ramës për demokratët e socialistët: Mund të kthehet koha e rrumpallës, shihini interesat e drejtpërdrejta

Kryeministri Edi Rama ka komentuar bllokimin e aeroportit të Rinasit nga protesta e kontrollorëve të trafikut ajror duke i kujtuar njerëzve se duhet të shohin interesat e drejtpërdrejta, qofshin socialist apo demokratë.

18:46
Celibashi i ftuar në takimin e ambasadës së SHBA: Nxis të rinjtë të votojnë e të jenë qytetarë aktivë!

Ambasada e SHBA ka njoftuar se Këshilli Rinor i saj ka nisur fushatën anti-korrupsion në Shqipëri ku i ftuar i parë ka qenë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

18:44
“Populli të mos lajthisë”, Rama thumbon Bashën: Të përsëritësh të njëjtën gjë e të presësh rezultat do të thotë të jesh budalla

Dita e sotme e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në qytetin e Gjirokastrës, ku nuk ka hezituar të thumbojë opozitën dhe deklaratat e opozitës në lidhje me mësuesit dhe infermierët. Rama thotë se po tentojnë të kthejnë mjekët dhe infermierët në mish përtokë.

18:40
“Luftuam gjithë natën për vaksinat”/ Rama për kontrollorët: Nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, kishin bërë llogari djallëzore

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarë të Gjirokastrës, nga ku ka komentuar edhe një herë ngjarjen e ndodhur në aeroport, ku kontrollorët e AlbaControl që lanë punën dje, krijuan një situatë të rëndë në aeroportin e Rinasit.

18:26
Veliaj dhe Manja inspektojnë punimet në konviktet e Universitetit Bujqësor të Tiranës: Kushte moderne për 2150 studentët që do jetojnë në këto godina

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja inspektuan kantierin tek Universiteti Bujqësor i Tiranës që krijon një mundësi të re për akomodimin e 2200 studentëve në 8 godina sipas standardeve evropiane.

18:19
“Zgjedhjet e 25 prillit, më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë!”/ Basha: Ngjarja në Rinas, dështimi i radhës i Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cilëson zgjedhjet e 25 prillit si më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, ndërsa deklaron se ajo që ndodhi në “aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari”.

18:14
Kryeministri pritet me këngë në Gjirokastër: Mirë se erdhe Edi Rama, burri që bën historinë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro ka vijuar me turin e takimeve të tij elektorale ne qytetin e Gjirokastrës.

18:03
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 317 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 317 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

17:52
SHBA/ Ish-sportisti profesionist vret pesë njerëz dhe veten në Karolinën e Jugut (fotot)

Një ish-profesionist i futbollit amerikan ka qëlluar për vdekje një doktor, gruan e tij, dy nipërit e tyre dhe një person tjetër, para se të kthente armën nga vetja në një masakë të tmerrshme në shtëpinë në Karolinën e Veriut.

17:44
“Studimi i fundit në Brazil”/ Brataj jep lajmin e mirë: Vaksina kineze efektive kundër variantit brazilian të COVID-19

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka dhënë një lajm mjaft të mirë për të gjithë qytetarët. Ai shkruan se sipas një studimi të kryer së fundmi në Brazil mësohet se vaksina kineze CoronaVac është efektive kundër variantit brazilian të Covid-19.

17:35
VENDIMI / Veliaj fiton tjetër betejë ligjore, KQZ rrëzon dhe kërkesën e dytë të LSI për aktivitetet e Bashkisë së Tiranës

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shënuar fitoren e dytë ligjore ndaj LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot të rrëzojë pretendimet e LSI për vizitat e kryebashkiakut dhe të Kryeministrit Edi Rama në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

17:29
Basha në familjen lushnjare: Ulim koston e jetesës, ndihmojmë familjet e reja

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Lushnjës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje të djathtë tradicionale prej tre brezash.

17:26
SHBA/ Gjykata vendos se fotot intime të ish-kongresmenes Katie Hill, janë çështje ‘shqetësimi publik’ (fotot)

Një gjykatëse në SHBA ka refuzuar një padi nga ish-kongresmenia amerikane Katie Hill, duke vendosur se fotot e saj nudo të dala në media pas pretendimeve të historive seksuale me anëtarë të stafit, nuk janë “pornografi hakmarrjeje” por përfshihen në “lirinë e shtypit”.

17:22
Top Talk: Bllokimi i Aeroportit të Rinasit në kufijtë e aktit terrorist. Juristi Plarent Ndreca shpjegon shkak/pasojën

Juristi Plarent Ndreca ka folur në emisionin “Top Talk” nga gazetari Denis Dyrnjaja për të hedhur dritë mbi aspektet ligjore të bllokimit të aeroportit të Rinasit nga kontrollorët e trafikut ajror.

17:20
Basha nga Divjaka: 25 prilli, dita e hapjes dhe zhbllokimit për biznesin dhe gjithë Shqipërinë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është ndalur në Divjakë për të vazhduar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese, ku nuk ka munguar entuziazmi i zakonshëm të qytetarëve dhe simpatizantëve edhe në këtë qytet.

17:05
Manastirliu: Ngjarja e paprecedentë shtyu me 48 orë procesin e vaksinimit. Pas dy javësh do të vijë 100 mijë vaksina të tjera

100 mijë dozat e vaksinës kineze Sinovac kanë mbërritur pasditen e sotme në vendin tonë. Ulja e avionit u prit nga ministrat Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj.

16:56
Dita Ndërkombëtare e Romëve, Ministrja Kushi: Ja disa nga politikat e MASR në mbështetje të komunitetit rom

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar sot në Elbasan një bashkëbisedim me përfaqësues të komunitetit rom rreth nevojave kryesore që kanë dhe mbi promovimin e kulturës, vlerave dhe të drejtave të tyre si komunitet.

16:49
Publikohen pamje të reja të mbretëreshës britanike që hedhin dritë mbi jetën private misterioze të monarkes (fotot)

Pamje të papara të mbretëreshës Elizabeth duke u relaksuar në pishinë apo duke shijuar një xhiro me slitë me bashkëshortin Princ Philip, do të transmetohen sonte në një dokumentar në Britani.

16:45
Bllokimi i Rinasit, Rama akuza opozitës dhe Metës: Duan të marrin vendin në dorë dhe unë jam pengesa

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Gjirokastrës, nga ku ka komentuar edhe një herë ngjarjen e ndodhur në aeroport, ku kontrollorët e AlbaControl që lanë punën dje, krijuan një situatë të rëndë në aeroportin e Rinasit.

16:40
Mbërrijnë 100 mijë vaksina anticovid, Rama: Një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 100 mijë vaksina anticovid në vendin tonë, ndonëse me një ditë vonesë për shkak të bllokimit të aeroportit të Rinasit nga kontrollorët e trafikut ajror.

16:35
Rama: Nuk mund të kthehemi prapa, shqiptarët të votojnë atë që bën punën

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjirokastër ku po zhvillon një takim me të rinjtë.

16:26
Detajet/ Shqiptari i hoqi prizën respiratorit që mbështeste 76-vjeçarin grek, zbulohen veprat penale që kishte kryer më parë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.

16:25
Beqarja e famshme tregon si ka ndryshuar stili i takimeve e njohjeve gjatë pandemisë (fotot)

Jana Hocking, prezantuese radiofonike nga Australia dhe eksperte e vetëshpallur e lidhjeve intime, pretendon se jeta e njohjeve të reja ka ndryshuar shumë që prej nisjes së pandemisë.

16:19
Kosovë/ 12 të vdekur dhe 871 raste të reja me COVID-19

12 të vdekur dhe 871 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

16:13
Filipinet pezulluan vaksinën AstraZeneca për personat nën 60-vjeç

Filipinet kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 për personat e moshës nën 60-vjeç.

16:05
Blinken Kurtit: Marrëveshja me Serbinë, thelbësore për Kosovën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken, ka thënë se “sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

15:56
Gruaja qëllohet për vdekje nga ‘shitësi i Facebook’ pas sherrit për frigoriferin (fotot)

Një grua besohet se është qëlluar për vdekje me thikë nga një shitës në rrjetin ‘Facebook Marketplace’ pas konfliktit për çmimin e frigoriferit që burri po shiste.

15:53
Europiani i peshëngritjes/ Shqipëria, tre medalje në Moskë

Shqipëria e mbyll europianin e peshëgnritjes në Moskë me 3 medalje dhe një paraqitje shumë të mirë të Erkand Qerimajt.

15:49
Basha: Aeroporti, dështim i Ramës: Ka vënë interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari

Bllokimi i punës në aeroportin e Rinasit u bë pjesë e fushatës elektorale edhe të liderit të opozitës.

15:47
Kundërshtohen kufizimet në Kosovë/ Pronarët e restoranteve thonë se do të vijojnë të qëndrojnë të hapur

Masat anti Covid kanë hyrë në fuqi mëngjesin e së mërkurës, por gastronomët paralajmërojnë se nuk do të rrinë të mbyllur pas datës 18 prill.

15:45
Të bllokuar nga fluturimet/ Agjencitë e udhëtimeve, ende të paqartë për kaosin e krijuar

Bojkoti i kontrollorëve të kullës së vrojtimit në Rinas, agjencitë e udhëtimit i ka vendosur në pozitë të vështirë.

15:42
Goditet grupi kriminal/ Sekuestrohen 32,5 kg kanabis, disa të arrestuar

Finalizohet faza e tretë dhe përfundimtare e operacionit policor të koduar “Finish”.

15:30
Të moshuarit në azil fitojnë lirinë/ Pas vaksinimit nisin të lëvizin normalisht, një vit ishin në karantinë

Në “Shtëpinë e të Moshuarve”, në Tiranë jetojnë 44 persona, të cilët për një periudhë 7 mujore, qëndruan në izolim total. Prej pak javësh po shijojnë lirinë e plotë, pasi kanë kryer të dy dozat e vaksinave.

15:29
Pas krizës! Mbërrijnë në Rinas dozat e vaksinave të vonuara

Sapo ka mbërritur avioni me dozat e vonuara të vaksinave në Rinas.

15:27
Fushata e Partisë Socialiste në Durrës/ Kryebashkiakia Sako në takime elektorale me kandidatët e PS-së

Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste të Durrësit, Klodiana Spahiu dhe Keida Ferra si dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako kanë zhvilluar takime me banorë të lagjeve 5 dhe 6.

15:25
Dita e shtatë e dhunës anti-britanike në Irlandën e Veriut/ Policia përleshet me protestuesit e dy komuniteteve në Blefast (fotot)

Policia nuk arrinte të mbante rregullin dje në Blefast në ditën e shtatë të protestave të dhunshme të protestuesve anti-britanikë, të quajtur nga mediat “luajalistë”, përkundër “nacionalistëve” pro-britanikë.

15:22
Falsifikim i dokumenteve me rëndësi, dhunë, vjedhje e mashtrim/ 1 i arrestuar dhe tre në kërkim në Korçë

1 shtetas është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim në Korçë dhe do të hetohen për vepra të ndryshme penale.

15:22
Angli/ Vrasësit e Grineo Daka në gjykatë, vdes në burg i bashkëakuzuari

Në gjykatën e krimeve të rënda Old Baily të Londrës ka nisur procesi gjyqësor ndaj disa shqiptarëve të cilët vranë në 7 Korrik 2019 Grineo Daka.

15:18
Prokuroria po heton Rinasin/ Sekuestrohen telefonat e tre kontrollorëve të arrestuar

Megjithëse disa prej tyre kanë deklaruar se u nxitën nga të dyshuarit Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini, prokuroria i ka vendosur nën hetim të 27 kontrollorët që duhet të ishin në detyrë përgjatë tre turneve të datës 7 prill.

15:16
Ndodh në Athinë/ Shqiptari i heq prizën respiratorit, vdes 76-vjeçari grek

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur  në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.

15:06
Arrestohen tre kontrollorë/ Biseda në Watsapp, urdhëronin njëri tjetrin, “mbylle kullën”

Policia e Tiranës ka në dorë provat ku grevistët e “Albcontrol” urdhërojnë mbylljen e kullës. Në përgjimet e një grupi Whatsapp-i, mes kontrollorëve, shtetasi me emrin Klesti shkruan “Mbylle Kullën.

14:59
Risinin fluturimet në Rinas/ Balluku zgjidh situatën: Fluturimet civile nisin nesër në mëngjes

24 orë pas bllokimit të fluturimeve në aeroportin Nënë Tereza, si pasojë e një greve të kontrollorëve ajror, nga pista e këtij aeroporti doli ministria Belinda Balluku e cila dha lajmin e rinisjes së fluturimeve.

14:56
Zvicra heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi nga COVID-19

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Shqipëria është hequr nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi nga COVID-19, nga autoritetet zvicerane.

14:31
Pekini ka më shumë miliarderë sesa çdo qytet tjetër

Pekini ka më shumë miliarderë sesa secili qytet tjetër në botë, sipas listës vjetore të përpiluar nga revista Forbes.

14:28
“Burrat e vërtetë nuk fshihen pas fustanit të motrës”/ Mane për vëllanë e Jorida Tabakut: I janë paguar 57 mijë euro bursë nga taksat tona

Gazetari Bledi Mane ka vijuar edhe sot akuzat kundër vëllait të deputetes Jorida Tabaku, të cilin ai e quan si një ndër organizatorët e kaosit që u krijua në Rinas.

14:13
Qyteti i miliarderëve/ Pekini rrëzon nga froni New York-un

Pekini ka më shumë miliarderë sesa çdo qytet tjetër në botë, sipas listës vjetore të përpiluar nga revista Forbes.

14:04
Damian Gjiknuri takim me banorët e Orikumit

Orikumi ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri. Shoqëruar nga deputeti aktual Edmond Leka dhe kandidatët për deputet Anduel Tahiraj e Laura Ferati, Gjiknuri zhvilloi një takim me banorët me të cilët diskutoi për votimet e 25 Prillit.

14:02
Rinasi/ Veliaj përgjigje për Metën dhe Berishën: Mos na e merrni qytetarinë për dobësi; Më 25 prill do t’ju tregojmë vendin me votë

Në një takim me banorë të zonave rurale të Tiranës, Petrelës, Baldushkut, Krrabës dhe Bërzhitës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënvizoi se Partia Socialiste e përdor politikën për mirë dhe jo për keq, siç bëjnë kundërshtarët.

14:01
Damian Gjiknuri takim me banorët e Llakatundit

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me banorë në fshatin Llakatund të Njësisë Administrative Shushicë.

13:51
Një forcë e re e natyrës/ Eksperimenti që mund të rishkruajë rregullat e fizikës

Nga një magnet që ngjitet në derën e frigoriferit e deri tek hedhja e topit në koshin e basketbollit, forcat e fizikës janë të pranishme në çdo moment në jetët tona.

13:45
Aeroporti i Tiranës: Nesër në mëngjes rinisin fluturimet

Nesër në mëngjes rinisin fluturimet.

13:28
Navalny në gjendje kritike, humbet ndjesitë në këmbë dhe në duar

Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalni po përkeqësohet dhe ai po fillon të humbasë ndjesinë e këmbëve dhe duarve, tha avokati i tij.

13:28
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë takim me Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë Z. Sokol Sadushi ka pritur në një takim kortezie të enjten (08.04.2021) Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco.

13:20
Ambasada e Mianmarit në Londër/ Atasheu ushtarak i vë ‘drynin’, lë jashtë ambasadorin

Ambasadori i Mianmarit në Britani të Madhe Kyaw Zwar Minn është larguar nga ambasada në Londër, veprim që e ka quajtur “puç” nga ushtria, e cila ka fituar pushtetin në Mianmar, në muajin shkurt.

13:15
Veliaj prezanton ministren Gjonaj në Njësinë 7: Aktet korruptive, si privatizimi i kompleksit ‘Partizani’, në duart e drejtësisë së re”

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi kandidaturën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Njësinë 7, e cila drejtoi për 4 vite jo vetëm ministrinë, por edhe një pjesë të rëndësishme të kryereformës së mandatit të dytë të PS, reformën në drejtësi.

13:14
Vaksinimi në Kosovë/ Fillon imunizimi i mbi 85-vjeçarëve

Në sallën 1 Tetori në Prishtinë, nisi të enjten vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare, kundër Covid 19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

13:12
Ja cilët janë kontrollorët turq në Rinas/ Kanë mbërritur që mbrëmë nga Podgorica (Fotot)

Pas dy ditëve në një situatë të pazakontë, më në fund vendi do t’i rikthehet normalitetit.

13:08
“Kam një lajm të keq për ty”/ Rama-Metës: Plani yt dhe i Saliut dështoi! Sot vijnë vaksinat, nesër rinisin fluturimet

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta i cili më herët i kërkoi KLSH që të kryejë një auditim të AlbControl.

13:08
Nëse miratohet nga EMA! Bavaria nënshkruan marrëveshje me Sputnik V

Landi gjerman i Bavarisë ka nënshkruar marrëveshje për blerje të 2.5 milionë dozave të vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V, nëse miratohet nga rregullatorët evropianë.

13:00
Mbërrin charteri me delegacionin e ministrit turk të Kulturës

Vetëm pak minuta më parë ka mbërritur në Rinas një charter turk, avioni i parë pas më shumë se një dite bllokimi të fluturimeve.

12:59
Vendimi i Britanisë së Madhe: Vaksina e AstraZeneca-s, jo për personat nën 30 vjeç

Autoritetet britanike rekomanduan që vaksina e AstraZeneca-s kundër Covid 19-s të mos u jepet personave në moshë të rritur nën 30 vjeç, kur është e mundur, kjo për shkak të forcimit të provave se ajo mund të ketë lidhje me një lloj të pazakontë mpiksjeje të gjakut.

12:56
Njollë e kuqe në mes të Evropës/ Harta e Eurocontrol: Asnjë fluturim mbi Shqipërinë

Eurocontrol, që merret me kontrollimin ajror në Europë, ka nxjerrë me shenjë të kuqe hapësirën ajrore në Shqipëri.

12:56
FOTOLAJM/ Bllokimi i fluturimeve! Situatë e pazakontë, qielli shqiptar bosh

Bllokimi i fluturimeve prej dy ditësh në aeroportin e Rinasit prej  revoltës së kontrollorëve të AlbControl duke lënë punën ka krijuar një situatë të pazakontë në vend.

12:50
Meta i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit nisjen e auditimit të plotë të “Albcontrol”

Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar dhe veçanërisht rolit, që ka “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me garantimin e shërbimeve për udhëtarët dhe qytetarët shqiptarë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë “Albcontrol” mbi:

12:44
Balla takim me fermerët në Jagodinë: Synojmë mbi 1 miliard euro eksporte

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me fermerët në Jagodinë.

12:37
Fier/ Mbante hapur lokalin, jashtë orarit të kufizuar, 3 milion lekë gjobë për pronarin

Një shtetas është gjobitur në Fier, pasi lokali në pronësi të tij qëndronte i hapur pasë orës 20:00 (kufizimi i orarit).

12:34
Zhbllokohet Rinasi! Balluku: Sot vetëm fluturimet esenciale, në 15:00 vijnë vaksinat! Nga nesër edhe ato komerciale!

Ministrja Belinda Balluku bëri me dije nga Rinasi pak më parë se situata e fluturimeve tashmë është e zhbllokuar.

12:26
“Mbylle kullën!” Çfarë u tha në telefon mes kontrollorëve të Rinasit dhe kreut të sindikatës

Pas ndalimit të kreut të Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga është sekuestruar edhe telefoni i tij, ku janë zbardhur disa prej komunikimeve në telefon me punonjësit e tjerë.

12:24
Bllokimi i fluturimeve në Rinas/ Qytetarët në panik, në pritje prej shumë orësh pranë aeroportit

Qytetarët, të cilët kishin rezervuar fluturime dhe iu anuluan shprehen se nuk dinë çfarë do të ndodhë.

12:23
Durrës/ Kryebashkiakja inspekton procesin e rindërtimit

Kandidatët për deputetë të PS të Durrësit Klodiana Spahiu dhe Keida Ferra si dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako kanë zhvilluar takime me banorë të lagjeve 5 dhe 6.

12:14
“E prekën fundin”/ Dalin bisedat në Whatsapp, si mbikëqyrësi i kontrollorëve ndikonte që të gjithë të plotësonin formularin e paaftësisë

Pas 13 orësh marrjesh në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për shkak të revoltës së krijuar në aeroportin e Rinasit e bllokimit të fluturimeve, u ekzekutua urdhër ndalimi për “shpërdorim detyre” për kreun e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga, përgjegjësen e turnit, Flora Ndreca dhe kontrollorin, Muhir Mezini.

12:03
Vjen biografia e Mike Pence/ Ish-zëvendësi i Trump, marrëveshje me shtatë shifra

Mike Pence ka nënshkruar një marrëveshje për dy libra me kujtime të tij, që raportohet se vlen miliona dollarë, duke e bërë atë një nga të parët në rrethin e ngushtë të ish-presidentit Donald Trump që njofton një marrëveshje të tillë.

11:51
Rama- Manastirliu në Gjirokastër: Pezullimi i fluturimeve ka vonuar ardhjen e vaksinave, brenda fundjavës ulet mosha e vaksinimit

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Gjirokastër. Manastirliu tha se gjatë fundjavës pritet të ketë një ulje të grupmoshës së vaksinimit në të gjithë vendin.

11:46
Fillojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, devijohet lëvizja në Vorë

Punimet për riparimin e autostradën Tiranë-Durrës kanë nisur paraditen e sotme.

11:43
Mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile/ Vendimet: Kontrollorët e larguar të zëvendësohen me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj

Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh online me kërkesë të për të diskutuar problematikat e krijuara në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe masat e nevojshme për normalizimin e situatës.

11:40
Revolta në Rinas sjell bllokimin e fluturimeve/ Urdhër ndalimi për kreun e sindikatës, përgjegjësen e turnit e kontrollorin

Pas 13 orësh marrjesh në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për shkak të revoltës së krijuar në aeroportin e Rinasit e bllokimit të fluturimeve, u ekzekutua urdhër ndalimi për “shpërdorim detyre” për kreun e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga, përgjegjësen e turnit, Flora Ndreca dhe kontrollorin, Muhin Mezini.

11:37
“Halli i tyre është si të vënë thika pas shpine”/ Rama: Në 25 prill u japim mësim pengmarrësve Meta dhe Berisha

Kryeministri Edi Rama ishte më se i qartë nga Dropulli ku tha se pas bllokimit të aeroportit qëndron presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

11:18
Vret veten, me armën e gjahut, 77-vjeçari në Kurbin (Emri)

Një 77-vjeçar dyshohet se ka vrarë veten, paraditen e sotme në Kurbin.

11:16
Revolta e kontrollorëve në Rinas/ Mane në “Breaking”: Qeveria u kap gafil, kokë e këmbë ngjarje politike

Gazetari Bledi Mane i ftuara në “Breaking” theksoi se revolta e 65 kontrollorëve të AlbControl në Rinas, duke bllokuar të gjitha fluturimet është e gjitha politike.

11:13
Rama shpërthen: Një natë pagjumë që të mbanim vaksinat! Meta dhe Berisha duan të marrin peng vendin, por po merren me kryeministrin e gabuar

Kryeministri Edi Rama nga Dropulli ku vazhdon një takim elektoral ka folur për bllokimin e aeroportit nga kontrollorët.

11:13
Basha takim me fermerët në Belsh: Programi i Partisë Demokratike për bujqësinë është ndërtuar nga ekspertët më të mirë në vend

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vazhdon fushatën elektorale nga Belshi, ku ka takuar fermerët e zonës.

11:10
E rëndë/ Qeni i braktisur kafshon fëmijën në trotuar, arrestohet pronari në Tiranë

Një tjetër fëmijë 11-vjeç është kafshuar në mënyrë makabre nga një qen i cili i ishte braktisur nga pronari i tij.

10:55
Burime nga Ministria e Infrastrukturës: Kërkesë nga të gjitha vendet e Eurocontrol për kontrollorë të tjerë

Burime nga Ministria e Infrastrukturës thonë se kanë bërë kërkesë nga të gjitha vendet dhe Eurocontrol për të sjellë kontrollorë të tjerë, por ende nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.

10:50
Si do të dukeshin personazhet e filmave vizatimorë, në jetën reale (Ilustrime mahnitëse)

Një artist i ka dhënë më shumë frymë njerëzore protagonistëve të filmave njerëzorë.

10:48
3 kontrollorët e Rinasit ende në ambientet e Drejtorisë së Policisë/ Thirret edhe avokati

Avokati i kontrollorëve të AlbControl, Rezart Kthupi është thirrur në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

10:47
“Nuk janë të pazëvendësueshëm”/ Bledi Mane në “Breaking”: Shumë shpejt do vijnë kontrollorë turq

Gazetari Bledi Mane ka thënë në “Breaking” në Top News se kontrollorët shqiptarë të cilët nga dje janë në grevë dhe kanë bllokuar punën në aeroportin e Rinasit, do të zëvendësohen nga punonjës turq.

10:44
Bllokimi i fluturimeve në Rinas! Krijohet kaos, qytetarja: Kam që mëngjesin e djeshëm këtu

Bllokimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit ka sjellë kaos.

10:30
Vidhte pronat në Bulqizë, nën pranga 22-vjeçari

Një 22-vjeçar u arrestua në Bulqizë, pasi është dënuar më parë me burg, për vjedhje pronash në qytet, të kryera në bashkëpunim.

10:24
“I kanë bërë llogaritë gabim”/ Rama: E patolerueshme që kemi humbur vaksinat dje! Po sfidojnë kryeministrin e gabuar

Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra tha se është e patolerueshme që është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave për shkak të protestës së kontrollorëve të trafikut ajror.

10:16
Plagosje me dashje, dhunë fizike e psikologjike e lëndë narkotike/ 9 të arrestuar në Tiranë

9 shtetas janë arrestuar në Tiranë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

10:05
Me armë zjarri me vete, arrestohet drejtuesi i mjetit në Lushnjë

Një drejtues mjeti, i cili iu shmang patrullave të policisë, është arrestuar, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri në makinë.

09:57
Revolta në Rinas/ Lihen të lirë 21 kontrollorët, 3 prej tyre ende në Drejtorinë e Tiranës

Vetëm tre kontrollorë të trafikut ajror të aeroportit të Rinasit po merren në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Tiranës aktualisht.

09:57
Të shpallur në kërkim, të dyshuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, 3 të arrestuar në Durrës

3 shtetas janë arrestuar në Durrës, për vepra të ndryshme penale.

09:46
Biden: Në prill çdo amerikan do të ketë një ofertë për vaksinim

Ndërsa shumë gjermanë dyshojnë se do të kenë një ofertë për vaksinim deri në shtator, SHBA po e tejkalon vetveten. Brenda dy javësh të gjithë të rriturit do të kenë një ofertë për vaksinim.

09:44
COVID-19 në Gjermani: Merkel për një mbyllje afatshkurtër të vendit

Kancelarja Angela Merkel e mbështet një “mbyllje afatshkurtër në shkallë vendi” për luftimin e infektimeve. Një zëdhënëse e Kancelares theksoi, se sistemi shëndetësor gjerman është nën një presion gjithnjë e në rritje.

09:38
Revolta e kontrollorëve në Rinas/ Prokuroria e Tiranës jep detaje mbi hetimin

Prokuroria e Tiranës jep detaje mbi hetimin për shpërdorim detyre të punonjësve të kontrollit ajror pas sekuestrimit të grafikëve sipas të cilëve duhet të ishin në detyrë ata.

09:31
Sillnin në Shqipëri emigrantë të paligjshëm, 4 të arrestuar, 2 të tjerë në kërkim (Emrat)

4 shtetas janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë në kërkim, pasi dyshohet se mundësonin kalimin e paligjshëm të kufirit, për shtetas me origjinë nga vendet e treta.

09:30
Dita Ndërkombëtare e Romëve

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale.

09:18
Avokati i kontrollorëve të Rinasit: 24 të shoqëruar, shpërdorimi i detyrës kërkon që punonjësit të jenë pjesë e administratës e jo sh.a.

Avokati i kontrollorëve të AlbControl, Rezart Kthupi në një intervistë për mediat nga ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë të Tiranës tha se që nga mbrëmja e djeshme janë shoqëruar 24 kontrollorë, të cilët vetëm janë marrë në pyetje në lidhje me situatën.

09:01
Dëborë dhe ngrica në Llogora, qarkullimi i mjeteve, vetëm me zinxhir

Reshjet e dëborës kanë përfshirë aksin rrugor të Llogorasë, gjatë natës së kaluar.