Grineo Daka

Në gjykatën e krimeve të rënda Old Baily të Londrës ka nisur procesi gjyqësor ndaj disa shqiptarëve të cilët vranë në 7 Korrik 2019 Grineo Daka.

Ekzekutimi ndodhi në një bilardo në zonën Leyton në Lindje të Londrës ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Në ditën e parë të procesit gjyqësor, Top Channel raporton se, prokurorja tha se personi i cili goditi për vdekje me pistoletë Dakën ishte Liridon Saliuka i cili duhet të ishte në bankën e të akuzuarve por ai ndërroi jetë në burg në Janar 2020.

Liridon Saliuka sipas prokurores ishte Saliuka që solli në bilardo pistoletën duke ia dhënë Jeton Krasniqit i cili kreu ekzekutimin.

Prokurorja Wilding i tha gjykatës se Krasniqi mbërriti në bilardo dhe mbante në duar doreza.

Pasi ka ekzekutuar Dakën, Krasniqi e hodhi armën e krimit në një oborr të një shtëpie pak metra më larg bilardos e mandej hoqi dorezat.

Një tjetër shqiptarë në bankën e të akuzuarve Edison Brahimi shërbeu për të larguar nga vendngjarja Krasniqin i cili e mohon akuzën për vraje.

Ndërsa Edison Brahimi mohon akuzën për mos kallëzim krimi.

Prokurorja Wilding në seancat e tjera do të tregojë motivin e zbuluar nga policia për këtë vrasje.

Gjyqi vijon.

FOTO GALERI
1/4
Grineo Daka

Top Channel