Fushata e Partisë Socialiste në Durrës/ Kryebashkiakia Sako në takime elektorale me kandidatët e PS-së

08/04/2021 15:27

Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste të Durrësit, Klodiana Spahiu dhe Keida Ferra si dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako kanë zhvilluar takime me banorë të lagjeve 5 dhe 6.

Në bashkëbisedimin me këta banorë kryebashkiakja Sako i ka njohur me ecurinë e procesit të rindërtimit që po vijon me ritme të larta ndërkohë që ka shpjeguar edhe procesin për pallatet me shkallë dëmi DS4 për të cilët ka nisur puna e riforcimit në 4 pallate dhe për 10 të tjerë janë gati projektet dhe do të nisë gara për kompaninë që do të kryejë punimet.

Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako theksoi se procesi i rindërtimit ka patur mbështetjen maksimale të qeverisë dhe të kryeministrit Rama dhe tashmë të gjithë po shohin që Durrësi po ringrihet.

Po kështu, kryebashkiakja Sako dhe kandidatët socialistë të Durrësit biseduan me qytetarët edhe për investimet e tjera që janë bërë e që do të vazhdojnë të bëhen në qytetin bregdetar e që do ta transformojnë tërësisht Durrësin.

Top Channel