Reshjet e dëborës kanë përfshirë aksin rrugor të Llogorasë, gjatë natës së kaluar.

Ndërkohë, këtë mëngjes janë krijuar ngrica dhe për këtë arsye qarkullimi në rrugë bëhet me zinxhir.

Në afërsi të Pishës Flamur janë krijuar radhë të gjata të automjeteve në rrugë. Policia rrugore nuk lejon makinat të qarkullojnë pa zinxhir, ndërkohë që borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit duke hedhur kripë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel