Të moshuarit në azil fitojnë lirinë/ Pas vaksinimit nisin të lëvizin normalisht, një vit ishin në karantinë

08/04/2021 15:30

Në “Shtëpinë e të Moshuarve”, në Tiranë jetojnë 44 persona, të cilët për një periudhë 7 mujore, qëndruan në izolim total. Prej pak javësh po shijojnë lirinë e plotë, pasi kanë kryer të dy dozat e vaksinave.

Tani që e kemi kryer vaksinën, jemi më të lirë nga ana emocionale dhe shpirtërore.
Dita ime nis me një kafe me shokët dhe shoqet këtu. Më pas shkoj e takoj vajzën time, dhe nipin e mbesën, që për gati një vit nuk i përqafoja dot, nuk i takoja, i ruaja dhe më ruanin”, thotë një banore.

Ne i ruhemi ndonjë sëmundjeje tjetër tani, po për Covid nuk pyesim, është i vdekur, për ne”.
Unë kam punuar si violinist në Ansamblin e Ushtrisë. I bie dhe kitarës. E kam marrë këtu me vete, dhe kur kemi ndonjë ditëlindje, apo festë, i bie”, shprehet një tjetër.

Si një muzikant mendoj se ‘Requiem’ i Mozartit do të ishte kolona zanore e periudhës së atij izolimi që përjetuam, ndërsa tani unë mendoj se ‘4 Stinët’ e Vivaldit, ‘Pranvera’ sidomos, i shkon kësaj periudhe tani, që jemi vaksinuar“.

Ka të bëjë shumë edhe ana psikologjike. Më gëzon zemra tani. Kam mbledhur një tufë lule, që do t’ia jap zonjës së kuzhinës, që është shumë e mirë dhe na shërben pa u lodhur”.
“Me njerëzit tanë, prapë nuk po takohemi akoma. Si i thonë asaj fjale: Ruhu, të të ruaj”.
Asnjë nga ne këtu nuk e kaloi Covidin. Me vaksinën ndihemi shumë mirë”.

Top Channel