Vetëm tre kontrollorë të trafikut ajror të aeroportit të Rinasit po merren në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Tiranës aktualisht.

Avokati i kontrollorëve të AlbControl, Rezart Kthupi në një intervistë për mediat nga ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë të Tiranës tha se që nga mbrëmja e djeshme janë shoqëruar 24 kontrollorë, të cilët vetëm janë marrë në pyetje në lidhje me situatën.

Ai theksoi se prokuroria nuk mund t’i akuzojë për shpërdorim detyrë, sepse kjo vepër kërkon që punonjësit të jenë pjesë e administratës dhe jo sh.a., siç është AlbControl.

 

 

Top Channel