Një tjetër fëmijë 11-vjeç është kafshuar në mënyrë makabre nga një qen i cili i ishte braktisur nga pronari i tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llambi Bonata”, kur qeni, të cilin pronari e kishte lënë të lirë, i është turrur dhe ka kafshuar fëmijën.

Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh që ndodh një ngjarje e tillë e rëndë, si pasojë e braktisjes së qenve të racave të rrezikshme nga pronarët.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 29 vjeç, për veprën penale “Braktisja e qenit të shoqërimit”, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, qeni i tij ka dëmtuar një shtetas të mitur 11 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shohim shpesh nëpër qytet, pronarë që “reklamojnë” qentë e tyre të racave agresive si Pitbull ose Rotwajler, nëpër rrugët e Tiranës sikur të ishte trofe, duke i lëë edhe të lirë, me idenë se i kanë nën kontroll. Por ky veprim kthehet në rrezikshmëri të lartë për çdokënd që mund të jetë duke kaluar aty pranë.

Top Channel