Avokati i kontrollorëve të Rinasit: 24 të shoqëruar, shpërdorimi i detyrës kërkon që punonjësit të jenë pjesë e administratës e jo sh.a.

08/04/2021 09:18

Avokati i kontrollorëve të AlbControl, Rezart Kthupi në një intervistë për mediat nga ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë të Tiranës tha se që nga mbrëmja e djeshme janë shoqëruar 24 kontrollorë, të cilët vetëm janë marrë në pyetje në lidhje me situatën.

Ai theksoi se prokuroria nuk mund t’i akuzojë për shpërdorim detyrë, sepse kjo vepër kërkon që punonjësit të jenë pjesë e administratës dhe jo sh.a., siç është AlbControl.

“Rreth 24 punëtorët e trafikut ajrorë, janë shoqëruar,  një pjesë janë marrë në ambientet e Albcontrol një pjesë në polici. 4 sapo kanë dalë, ndodhen në kushte të shoqërimit, kanë dhënë shpjegime në lidhje me situatën. Shpërdorimi i detyrës është vepër i administratës, në këtë rast se di cili është arsyetimi i Porokurorisë. Albcontrol është sh,a.a i pavarur nga shteti, nuk shoh asnjë funksion publik mbi të cilin ngrihet kjo akuzë”, tha avokati.

Top Channel