Revolta e kontrollorëve në Rinas/ Mane në “Breaking”: Qeveria u kap gafil, kokë e këmbë ngjarje politike

08/04/2021 11:16

Gazetari Bledi Mane i ftuara në “Breaking” theksoi se revolta e 65 kontrollorëve të AlbControl në Rinas, duke bllokuar të gjitha fluturimet është e gjitha politike.

Sipas tij, të gjithë ata janë bërë pjesë e asaj pune për shkak të lidhjeve që kanë me përfaqësues të politikës shqiptare. Mane theksoi se vendi ynë është i vetmi në NATO që s’ka kontrollorë ajrorë.

Gjithashtu Mane është përfshirë në një debat edhe me të ftuarin tjetër, ekspertin ekonomik Pano Soko.

“Hiqe golfin e patetizmit. Ti që ke licencuar të gjithë gangsterët me minierat e Bulqizës. Hajde më 26 prill, këtu të numërojmë votat siç numëroje eurot në zyra. Unë po them që qeveria është kapur në gafil. Një kontrollori e di sa aeroplanë i bie të kontrollojë në 6 orë punë? Si gjetën datën 7 prill ata,disa ditë para zgjedhjeve, si mundet që Meta i takoi disa ditë përpara, të gjitha këto të çojnë në batërdi. Kjo është kokë e këmbë politike, i pari që ka lajmëruar për këtë ka qenë Sali Berisha, a doni që t’u them emrat e atyre që punojnë atje, është një vend qokash.  Ne jemi i vetmi vend në NATO që s’kemi kontrollorë ajrorë”, tha Mane.

 

 

Top Channel