Kundërshtohen kufizimet në Kosovë/ Pronarët e restoranteve thonë se do të vijojnë të qëndrojnë të hapur

08/04/2021 15:47

Masat anti Covid kanë hyrë në fuqi mëngjesin e së mërkurës, por gastronomët paralajmërojnë se nuk do të rrinë të mbyllur pas datës 18 prill.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, më 19 prill të gjitha lokalet do të hapen, pasi sipas tij mbyllja ka qenë e padrejtë.

Sektori i gastronomisë do të jetë i mbyllur për klientë nga data 7 deri me 18 prill dhe për këtë periudhë shërbimi do të jetë vetëm “take away” dhe “drive throw”.

Klloqoki thotë se për këtë qeveria do duhej të kishte në dispozicion mjetet financiare për t’u dalë në ndihmë. Përpos problemeve me numër të madh të të infektuarve dhe jetëve të humbura, pandemia ka pasur ndikim negativ edhe në ekonomi.

Analizat e Fondit Monetar Ndërkombëtarë tregojnë se vendi ka shënuar rënien ekonomike më të madhe në rajon pas Malit të Zi, me -6 përqind.

Prandaj, Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar nga qeveria që të reagoj shpejtë më një strategji të re.

Top Channel