Kryeministri pritet me këngë në Gjirokastër: Mirë se erdhe Edi Rama, burri që bën historinë

08/04/2021 18:14

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro ka vijuar me turin e takimeve të tij elektorale ne qytetin e Gjirokastrës.

Qytetarë të shumtë dhe simpatizantë të PS e kanë pritur me këngë popullore kryeministrin Rama, të cilit i kushtojnë k♪7to vargje:

“Mirë se erdhe Edi Rama, burri që bën historinë”.

Rama: Jo moj jo, ik ik, mirupafshim rrofshi”.

Kreu i qeverisë ka zhvilluar vizita në bizneset tek pazari i Gjirokastrës, ku mori edhe një dhuratë të veçantë, logon e PS të gdhendur në gurë.

Rama: Tani do lirojmë sezonin dhe do kesh punë se do vijnë njerëz. Më e keqja është duke ikur, më e mira po vjen përpara.
Qytetari: Këtë e gdhenda në gur. Historia shkruhet në gur gjithë kohës. Ja dhe babin tim e kam gdhendur në gur.
Rama: Të rrosh dhe ta kujtosh babanë, shumë faleminderit. Këtë do e vë të zyra e PS atje.

Rama iu ka premtuar bizneseve se situata do të ndryshojë me ardhjen e verës dhe se do të kenë një sezon të mbarë.

Qytetari: Po përgatitemi për sezonin turistik
Rama: Pandemia qëlloi keq, tani do ta shporrim këtë flamë dhe të kemi sezon të mbarë.
Qytetari: Njerëzit po vaksinohen, meqë se kemi mbushur moshën akoma, di që kanë fasoneritë radhën, mund të bëhet një përjashtim…
Rama: Ti sa je ti, 30 vjeç? Zbret tani për 65-60 vjeç. Vjen radha shumë shpejt.

Më pas, Kryeministri vizitoi disa prej bujtinave të reja që kanë çelur dyert së fundmi, të cilat i kanë dhënë Gjirokastrës një mundësi të re për të shtuar numrin e turistëve që zgjedhin këtë qytet për të qëndruar disa ditë. Krahasuar me 7 vite më parë, kur Gjirokastra kishte vetëm një hotel, sot hotelet dhe bujtinat janë me dhjetëra, duke i sjellë zhvillimit të turizmit një hov të ri.

Pazari i Gjirokastrës, një nga zonat më frekuentuara të qytetit, i cili ruan më së miri traditën në çdo pjesë të tij, po transformohet në një nga zonat më atraktive për turistët dhe vizitorët vendas.

Kjo falë ndërhyrjeve të Rilindjes Urbane, me restaurimet e shumta të ndërtesave të vjetra, si dhe shtëpive bujtina që po çelin dyert një nga një, për të mikpritur dhe ofruar bujarinë karakteristike shqiptare.

Top Channel