SHBA/ Ish-sportisti profesionist vret pesë njerëz dhe veten në Karolinën e Jugut (fotot)

08/04/2021 17:52

Një ish-profesionist i futbollit amerikan ka qëlluar për vdekje një doktor, gruan e tij, dy nipërit e tyre dhe një person tjetër, para se të kthente armën nga vetja në një masakë të tmerrshme në shtëpinë në Karolinën e Veriut.

Phillip Adams, i cili ka luajtur me skuadrat Seahawks, 49ers, Raiders e Jets, hapi zjarr për masakrën e tij mbrëmë vonë, duke lënë të vdekur  70 vjecarin Dr. Robert Lesslie, gruan e tij Barbara Lesslie, 69 vjeçe, dhe dy nipërit e tyre, 9-vjeçarin Adah Lesslie e 5-vjeçarin Noah Lesslie, njoftonte zyra e sherifit të York.

Viktima e pestë është 38 vjecari James Lewis, i cili po punonte në shtëpi në kohën e masakrës.

Një person i gjashtë i paidentifikuar ishte shtruar në spital me një plagë të rëndë arme zjarri.

Autori Phillip Adams më vonë vdiq nga vetëvrasja.

Autoritetet thanë se nuk është ende e qartë se cila është lidhja e Adams me familjen Lesslie.

“Ne jemi të gjithë të shokuar për këtë që ka ndodhur në York. Kjo është një vrasje masive,” tha zëdhënësi Trent Farris.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/6
Phillip Adams, i cili ka luajtur me skuadrat Seahawks, 49ers, Raiders e Jets, hapi zjarr për masakrën e tij mbrëmë vonë, duke lënë të vdekur pesë njerëz

Top Channel