Vetëm pak minuta më parë ka mbërritur në Rinas një charter turk, avioni i parë pas më shumë se një dite bllokimi të fluturimeve.

Kujtojmë se gazetari Bledi Mane tha sot në “Breaking” në Top News se kontrollorët shqiptarë të cilët nga dje janë në grevë dhe kanë bllokuar punën në aeroportin e Rinasit, do të zëvendësohen nga punonjës turq.

Sipas përkthyeses së delegacionit turk, kontrollorët turq kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas, duke ardhur nga Podgorica.

Pas dy ditëve në një situatë të pazakontë, më në fund vendi do t’i rikthehet normalitetit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel