E mërkurë, 28 Prill 2021
10:28
DW: Partia Demokratike humb zgjedhjet e 25 Prillit, kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës

Pas humbjes në zgjedhje parlametare për të tretën herë radhazi, kërkohet dorëheqja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë ka filluar faza e dytë e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

10:11
Ligjvënësit e BE-së i hapin rrugë ratifikimit të marrëveshjes me Britaninë, pas Brexitit

Parlamenti Evropian ka votuar me shumicë votash në të mirë të marrëveshjes tregtare me Bashkimin Evropian, pas Brexitit.

10:08
Rama poston videon e shtëpive të rindërtuara: 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët në 25 prill

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga shtëpitë e rindërtuara në Fushë-Krujë, ku shprehet se tashmë ka tre hërë më shumë punë për t’u bërë dhe “për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit FushëKrujë”.

09:37
I akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet 33-vjeçari i dënuar me 7 vite burg (EMRI)

Një 33-vjeçar, i cili është akuzuar dhe dënuar e 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, është arrestuar nga Policia e Tiranës.

09:24
EMRI/ Kush është 44-vjeçari që iu sekuestruan pasuritë, ‘koka’ e organizatës që shpërndante drogë nga Amerika Latine drejt SHBA dhe BE

Mëngjesin e sotëm policia njoftoi se një 44-vjeçari i janë sekuestruar pasuri me vlerë 1.200.000 dollarë, përfshirë këtu një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë, një shoqëri sh.p.k, 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

09:15
Rama e nis mëngjesin me një mesazh: Shqipëria fitoi!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën me një mesazh për të gjithë.

08:55
“Pasuri me vlerë 1.200.000 dollarë”/ Nga njësitë tregtare te llogaritë bankare, ja çfarë iu sekuestruan 44-vjeçarit që akuzohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine

Një 44-vjeçari, i cili është arrestuar pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë, i janë sekuestruar pasuri me vlerë 1.200.000 dollarë.

08:52
15-vjeçarja në bashkëpunim me të dashurin dhe një grek vrau nënën, gjykata dënon me burg tre të miturit

Për 10,000 euro dhe me ëndrrën e një jete të re larg Greqisë, vajza 15-vjeçare, së bashku me dy 17-vjeçarë, vranë nënën 50-vjeçare të të miturës. Gjykata ka vendosur t’i dënojë të tre me 8 vite në një qendër paraburgimi për të mitur, ndërsa është theksuar se për ta nuk do të ketë asnjë lehtësim në masën e sigurisë.

08:32
Ministria e Brendshme e Malit të Zi ngre alarmin: Një grup kriminal kërcënon jetën e Zv/kryeministrit Abazoviç

Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka njoftuar se sipas burimeve të saj, ka sinjale se anëtarët e grupit kriminal Kavaç po planifikojnë sulm ndaj jetës të Zv/kryeministrit të vendit, Dritan Abazoviç.

08:23
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: “Non-paper” për Kosovën dhe Serbinë nuk vjen nga ne

Pas ambasadorit gjerman në Prishtinë, edhe Ministria e Punëve të  Jashtme të Gjermanisë ka reaguar ndaj  lajmeve për të ashtuquajturën “non paper”, për të cilën  po flitet në median kosovare, duke theksuar se “ajo nuk rrjedh nga pena e qeverisë gjermane”, thuhet në një reagim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin, që ka ardhur në DW. 

08:17
Vjosa Osmani: Serbia, burim i “non-papers” me ide destabilizuese

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Serbia është burimi i dokumenteve të ashtuquajtura “non-papers”, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin e Ballkanit.

07:47
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

07:20
Rifillojnë bisedimet për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Fuqitë botërore rifilluan bisedimet të martën në Vjenë për ringjalljen e paktit ndërkombëtar të vitit 2015 për të frenuar programin bërthamor të Iranit dhe për t’i rikthyer Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen nga e cila ish-Presidenti Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme në 2018.

07:07
Përpjekjet e Presidentit Biden për të përmirësuar lidhjet SHBA-Evropë

Udhëheqësit evropianë dhe aleatët e tjerë të Amerikës thonë se Presidenti Joe Biden ka bërë shumë në 100 ditët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë për të filluar rindërtimin e besimit në rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara. Por ndërsa janë dakord me qëllimet e tij kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë përballjen me ngritjen globale të autoritarizmit, ata ende po vazhdojnë t’i peshojnë me kujdes veprimet e administratës së Presidentit Biden, ashtu si armiqtë e Amerikës, thonë analistët dhe diplomatët.

06:32
Freedom House: Shqipëria, Kosova rënie në nivelin e demokracisë

Organizata Freedom House arrin në përfundimin se udhëheqësit e zgjedhur në Evropën Qendrore dhe Lindore po minojnë vetë institucionet që i sollën ata në detyrë, duke refuzuar normat demokratike dhe duke promovuar sisteme alternative të qeverisjes autoritare. Sipas raportit të përvitshëm “Vendet në Tranzicion 2021”që merr në shqyrtim zhvillimet e vitit pararendës dhe që u bë publik të mërkurën, lloji më i zakonshëm i regjimit në Ballkan vazhdon të jetë ai hibrid/demokraci në tranzicion. Shqipëria dhe Kosova shënuan rënie në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, ndërsa Maqedonia e Veriut shënoi rritje.

06:16
Vaji i ullirit/ Si kurë për tensionin, zemrën dhe diabetin

Njerëzit që konsumojnë një regjim ushqimor mesdhetar vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspertët besojnë se çelësi i suksesit të këtij regjimi ushqimor është pikërisht vaji i ullirit. Ky vaj përmban fenolë të cilët janë tepër efikasë në hollimin e gjakut dhe parandalimin e mpiksjes së tij.

05:58
Këto janë 3 sëmundjet që shmangni duke ngrënë vakte të tregullta ushqimore

Mënyra e të ngrënit, planifikimi, koha dhe frekuenca e vakteve janë elementë të pandashëm të një stili jetese të shëndetshme. Një stil i tillë në vetvete e bën njeriun më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, diabeti apo ishemia. Këtë e thotë një dokument shkencor i publikuar në revistën Circulation, një publikim i Shoqatës Amerikane Të Zemrës.

05:30
Shëndeti i tiroides/ Zbuloni ushqimet më të mira që ju duhen patjetër

Gjendra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe prodhon hormone të tiroides të cilat kanë një ndikim në zhvillimin fizik dhe mendor, zhvillimin e qelizave dhe metabolizmin. Sëmundjet ose çrrregullimet shëndetsore mund të ndikojnë funksionin e gjendrës tiroide duke shkaktuar një veprimtari hiperaktive ose të ulët të saj.

05:05
Elon Musk për shkuarjen në planetin Mars: Mund të mos kthehesh i gjallë

Mund të mos ketë promovues më të madh të idesë që njerëzimi duhet të shkojë në planetin Mars, se sa Elon Musk.

03:36
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Afganistani

Departmenti i Shtetit i SHBA-së ka lëshuar një këshillë të re udhëtimi për Afganistanin që nxit të gjithë amerikanët që dëshirojnë të largohen nga vendi ta bëjnë këtë menjëherë.

03:03
NATO: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime me Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca ushtarake pret që Rusia t’i japë fund ndërtimin ushtarak rreth kufijve të Ukrainës dhe të angazhohet në një proces politik.

02:44
Turqia raporton 43.301 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 43.301 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.703 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 4.71 milionë.

02:22
Covid-19/ Brazili i goditur rëndë por refuzon vaksinën Sputnik V

Brazili është një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit. Por autoritetet e vendit të Amerikës së Jugut, që ka patur më shumë se 14 milionë raste dhe pothuajse 400 mijë viktima nga COVID-19, kanë refuzuar ndihmën e dhënë nga vaksina ruse Sputnik V.

01:57
Dalin FOTOT e rralla/ Tentativa për të marrë Moskën, dimri i ashpër me të cilën u përball ushtria gjermane

Të mbështjellë kundër të dimrit të hidhur, të dorëzuar dhe me pamje të zymtë në fytyrë ndërsa përballeshin me një armik të vendosur.

01:43
“Askush s’duhet të jetojë akoma në varfëri”! Joe Biden rrit pagën minimale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se është rritur paga minimale në 15 dollarë për orë për njerëzit që punojnë në kontrata federale.

01:21
Zyrtare, Nagelsmann trajneri i ri i Bayern Munich, firmos për 5 vite

Bayern Munich zgjedh pasuesin e Hansi Flick i cili do të largohet në fund të këtij sezoni. Julian Nagelsmann është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës bavareze me të cilët ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2026.

00:59
Stadiumi i ri i Milanos, bashkia pret garanci nga presidenti i Interit

Pas muajsh të tërë larg skuadrës, presidenti i Interit, Stiven Zhang pritet të mbërrijë në Milano këtë javë, ku e presin shumë punë për të bërë dhe natyrisht shumë pikëpyetje për t’u zgjidhur sa i përket vazhdimësisë.

00:42
Dzeko: Rikthimi në “Old Trafford” është emocionues, duam të ngremë trofeun

Roma do të udhëtojë drejt Anglisë për t’u përballur me “djajtë e kuq” të Manchesterit në gjysmëfinalen e parë të Europa Leagues, ndërsa ish kapiteni e njëkohësisht njëri prej futbollistëve më me eksperiencë, Edin Dzeko provon të karikojë të tijtë.

00:28
Përfundon numërimi në njësinë nr 5! PS fiton me 20 mijë e 230 vota dhe nis festën

Ka përfunduar numërimi i votave në njësinë nr 5 në Tiranë, e cila ishte edhe njësia e fundit ku po numërohej.

E martë, 27 Prill 2021
23:56
‘PD nuk është pronë e dikujt’ , Ibsen Elezi thirrje për largimin e Bashës nga drejtimi i PD

Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare 2021, janë shtuar zërat që Lulzim Basha duhet të tërhiqet nga kreu i partisë. Një ndër zërat që ka bërë thirrje për largimin e Bashës nga drejtimi i PD, është edhe ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi.

23:40
Champions League/ Nuk ka fitues në Madrid, finalisti përcaktohet në Londër

Reali i Madridit dhe Chelsea lanë gjithçka të hapur sa i përket finales së Ligës së Kampionëve, pasi përballja e parë gjysmëfinale në stadiumin “Alfredo Di Stefano” u mbyll në barazim 1-1.

23:25
Zgjedhjet/ PS rritet në Kamëz, këto zgjedhje morën rezultat historik

Megjithëse PD në Kamëz mori 25764 vota në total, ndërsa PS numëron 19349 vota ky rezultat është historik për socialistët.

23:03
Biznesmeni pajtoi shokun për të vrarë të dashurën e fshehtë, e të digjte trupin e saj në furrë (fotot)

Një biznesmen i martuar raportohet se ka pajtuar një shokun e tij për të vrarë të dashurën e fshehtë dhe të shkatërronte trupin e saj në furrën e një bolieri me avull.

22:52
Pas ndarjes me Kanye West, Kim Kardashian nis romancën me mikun e ngushtë

Kim Kardashian tashmë është një grua beqare dhe pritet që statusi i saj i ri të zyrtarizohet së shpejti. Ky duket se është viti i yllit të televizionit, pas shumë ndryshimeve në jetën e saj, por ajo po i kalon të gjitha me shumë sportivitet.

22:41
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ja kush kryeson në radhët e demokratëve dhe socialistëve

Numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Tiranës ka nisur dhe deri tani janë numëruar 18 kuti.

22:40
Humbi zgjedhjet, Boiken Abazi: E kam fituar mandatin. Të vendoset drejtësi për krimin elektoral

Boiken Abazi, kandidati i pavarur në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, vjen me një reagim në rrjete sociale, ku shkruan se arsyeja se pse shumica e votave të tij janë shpallur të pavlefshme është sepse kanë vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit.

22:29
Princi William ‘nuk do të falë kurrë kunatën Meghan për trajtimin e Kate’, burimet mbretërore (fotot)

Princi britanik William e ruan ende inatin e tij për mënyrën sesi kunata Meghan Markle ka trajtuar bashkëshorten e tij Kate, thonë se fundmi burime të brendshme të familjes mbretërore britanike, duke shtuar se edhe nëse gruaja dhe vëllai i tij bëjnë paqe, ai nuk do ta harrojë zemërimin.

22:26
Mark Marku i prerë: Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, njëherazi edhe kandidat i PD në këtë qark, Mark Marku, vjen me një reagim në rrjetet sociale ku shkruan se PD nuk do t’i njohë kurrë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.

22:25
“Ditë e trishtuar për demokratët”/ Ish deputeti Pollo: Roli i mëtejshëm i PD është kyç, ashtu si nevoja për konceptimin e një projekti të ri

Ish deputeti demokrat, Genc Pollo e ka cilësuar “ditë zhgënjyese” për Shqipërinë faktin që PS ka marrë fitoren e zgjedhjeve të 25 Prillit.

22:11
Thaçi uron Kryeministrin Rama: Muret e qelisë së Hagës s’e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde

Kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook” mesazhin e urimit nga ana e Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit të kaluar. Duke ju drejtuar me fjalët “Vëlla Edi”  Thaçi i uron Ramës fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, […]

22:00
Plas sherri në lokal/ Nënkryetari i PD në Durrës shoqërohet në komisariat së bashku me vëllezërit dhe nipat

Nënkryetari i PD në Durrës, Gazmend Luku është shoqëruar në komisariat pas një përplasje që pati me një grup simpatizantësh të PS.

22:00
‘Merr fund’ në Kamëz, kryeson PD me 25764 vota/ Numërohen kutitë e fundit për qarkun e Tiranës

Është mbyllur numërimi i fletëve të votimit për subjektet zgjedhore në Kamëz, ku kryeson bindshëm PD me 25764 vota në total, ndërsa PS numëron 19344 vota.

21:52
Indonezi/ Policia në kërkim të modeles ruse që filmoi porno në malin e shenjtë Batur (fotot)

Policia indoneziane në Bali ka shpallur në kërkim një modele 22-vjeçare ruse që është bërë e famshme pasi filmoi një video ‘për të rritur’ në Malin Batur, vullkani i shenjtë në ishullin indonezian të zotave.

21:29
Babai ‘krenar’ krokodil i bën xhiro në kurriz 100 bebeve të tij (fotot)

Disa imazhe spektakolare nga bota e egër vijnë nga fotografi dhe aktivisti indian Dhritiman Mukherjee, i cili i ka dedikuar jetën e tij mbrojtjes së kafshëve.

21:06
Kontrata $2.9miliardë/ Elon Musk vë në lojë Jeff Bezos pasi ‘SpaceX’ fiton tenderin e fluturimeve të NASA-s (fotot)

Elon Musk dukej se vinte në lojë dje kolegun e tij miliarder Jeff Bezos pasi kompania e tij SpaceX mundi atë të kreut të Amazon për kontratën miliardere të fluturimeve hapësinore të NASA-s.

21:04
Top Talk: Meta humbi “Referendumin Anti-Rama”. Do japë dorëheqjen presidenti?!

Edhe pse paralajmëroi se dorëheqjen nga posti i Presidentit nëse Edi Rama merrte 71 mandat, Ilir Meta nuk e mban fjalën për ta dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit të Republikës.

21:03
“Shembulli i paaftësisë”/ Nishani kërkon dorëheqjen e Bashës: Po mban peng PD! Sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal

Ish Presidenti Bujar Nishani duket se fajëson Lulzim Bashën për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

20:30
Përfundon numërimi në Durrës, PS fiton 8 mandate, PD merr 6! LSI ‘zhduket’

Ka përfunduar numërimi i kutive që qarkun e Durrësit ku kryeson bindshëm Partia Socialiste me 79624 vota në total, ndërkohë që Partia Demokratike numëron 63431 vota, ndërsa LSI 9480 vota.

20:27
Luftanijet e Iranit e SHBA gati përplasen në episod tensioni në Gijrin Persik (VIDEO)

Marina e SHBA pretendonte sot se kanë ndodhur dy episode thuajse përplasjeje me luftanijet e Iranit këtë muaj në Gjirin Persik, duke akuzuar mjetet e Teheranit për sjellje “të pasigurtë e joprofesionale” në ujërat ndërkombëtare.

20:20
Zgjedhjet 2021/ PS merr 74 mandate, ja si renditen PD dhe LSI! Vetëm në Tiranë vijon numërimi

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 ka përfunduar në 11 qarqe.

20:10
Ndërpritet numërimi i votave të kandidatëve në Sarandë/ Numëruesit: Nuk na ka dalë lodhja!

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është ndërprerë në Sarandë.

19:55
“Rama bashkëpunon me përfaqësues të krimit”, Basha: Regjimi shkatërroi garën e ndershme, por ne nuk dorëzohemi!

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk e ka pranuar humbjen para PS duke thënë se ata kanë blerë votat dhe kryer shantazhe për të marrë fitoren.

19:53
Humbet zgjedhjet, Basha: Beteja sapo ka filluar, demokracia do të fitojë!

Selia e PD gumëzhinte nga mbështetësit e saj, ndërkohë që kryedomokrati Basha mbajti një fjalim para tyre, pas takimit me drejtuesit politik të qarqeve.

19:43
PD kërkesë KQZ-së: Duam të dhënat teknologjike, ka shkelje të rënda në procesin e numërimit të votave, duam pamjet

Mesa duket Partia Demokratike është e pakënaqur me rezultatin e numërimit të fletëve të numërimit.

19:28
PS drejt fitores në Durrës, LSI mban shpresat për një mandat tek kutitë e fundit/ Çfarë ndodhi gjatë festës mes Ferdinand Xhaferrit dhe Vangjush Dakos

Partia Socialiste është drejt fitores edhe në qarkun e Durrësit, ku numëron 8 mandate deri tani.

19:19
Foli në telefon me një burrë/ Gruaja lutet për mëshirë nga goditjet e kamzhikut të Talibanëve (fotot)

Pamje të rënda të një gruaje që ulërinte për mëshirë gjatë 40 goditjeve të kamzhikut, vinin sot nga Afganistani, ku qeveritarët lokalë Talibanë i dhanë asaj dënimit pasi “kishte folur në telefon me një burrë”.

19:15
COVID-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 130 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 130 raste të reja dhe 4 humbje jete si pasojë e Covid-19.

19:05
FOTO-LAJM/ “Koha nuk është e humbësve, sepse ne jemi kampionët e botës”/ Kryeministri Rama mezi përmban emocionet…

Me këngën “We are the Champions” është mbyllur dhe festa e socialistëve në sheshin “Skëndërbej”.

18:57
Partisë Demokratike i erdhi fundi? Çupi e Bolino komentojnë në Top Talk

Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën, nuk arriti të marrë qeverisjen për herë të dytë, pas zgjedhjeve të vitit 2017.

18:52
Burrit i presin organet mashkullore pasi tentoi të përdhunonte të mbesën në Brazil (fotot)

Sipas raportimeve nga Brazili, një burri iu prenë testikujt dhe penisi, të cilat më pas iu hodhën për të ngrënë derrave të egër, pasi kishte tentuar të përdhunonte mbesën e tij.

18:50
Rama i bën ftesë të hapur Bashës: Është fiks ora për t’ja shtrirë dorën PD, mandatin e tretë dua t’ia kushtoj bashkimit

Edi Rama i ka bërë ftesë të hapur Partisë Demokratike për bashkëpunim duke thënë se mandatin e tretë do t’ia dedikojë bashkimit dhe jo sherreve.

18:43
Rama nga sheshi “Skënderbej”: Nuk mjafton vetëm vullneti ynë, por duhet edhe i PD, nëse bashkojmë forcat…

Kryeministri Rama tha në fjalën e tij para socialistëve që janë mbledhur në shesh për të festuar fitoren se mandati i tretë është më i forti që një shumicë qeverisëse ka pasur ndonjëherë që prej vitit 92’.

18:37
Rama flet për mandatin e tretë: Të mos i ngjajë dy të tjerave, s’kemi pse ta kemi mbytëse e ulëritëse mos dakordësinë

Edi Rama ka shpallur fitoren e PS në sheshin “Skënderbej” duke folur para socialistëve për të ardhmen e Shqipërisë.

18:30
Rama mesazh Bashës: Prano humbjen me dinjitet me bindjen se bëre sa munde! Shtrijmë dorën e bashkëpunimit

Socialistët kanë nisur festën në shesh, teksa Rama ka mbajtur fjalën para tyre dha edhe një mesazh për kryetarin demokrat, Lulzim Bashën, që të pranojë humbjen me dinjitet.

18:27
Feston mandatin e tretë/ Rama dorë për dore me bashkëshorten, parakalon në sheshin e mbushur plot: Faleminderit të vetmes opozitë që nuk e mund dot!

Partia Socialiste me në krye Edi Ramën, ka arritur të sigurojë mandatin e tretë të qeverisjes.

18:26
“Fitorja ime e parë me mungesën e nënës”/ Edi Rama falenderon Linda Ramën, Gregun dhe Rean: Zaho nuk erdhi! Është i mërzitur…

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer falënderimet për nënën e tij të ndjerë, Anetën, gruan e tij Linda Ramën dhe për fëmijët e tyre.

18:20
Socialistët festë në shesh/ Rama: Shqipëria votoi dhe fitoi! Jam krenar për shqiptarët që me urtësi kaluan një provë të madhe

Partia Socialiste dhe mbështetësit e kësaj partie janë mbledhur në shesh për të festuar fitoren.

18:10
Kosova regjistron tetë viktima dhe 194 të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të martën në Kosovë tetë viktima me koronavirus.

18:09
Ndërhyrjet estetike/ Vdes gruaja nga Kalifornia, dy të tjera në spital pas sesionit me kirurgun meksikan (fotot)

Një nënë nga Kalifornia ka vdekur ndërsa dy gra të tjera janë sëmurur rëndë pasi kryen ndërhyrje plastike nga i njëjti kirurg, në të njëjtën ditë në Meksikë.

17:52
Veprime dhe objekte në sinkron/ Imazhe magjepsëse nga Azia

Ka shumë bukuri në këtë botë, që të gjithë mund t’i shohim. Por ndonjëherë, sytë e një fotografi të talentuar mund të na tregojnë kënde të reja interesante të mrekullive të botës.

17:50
Veliaj: Faleminderit zgjedhësve të Njësisë 11, edhe pse bastioni i djathtë i dhanë besimin PS

Kryebashkiaku Erion Veliaj, njëkohësisht drejtuesi politik i PS në Tiranë, ka falënderuar të gjithë zgjedhësit e PS, njësi e cila në 30 vitet e fundit sipas Veliajt ka qenë e djathtë, por në vite kanë kuptuar që përtej partive është Shqipëria!

17:41
Çfarë ndodh nëse ndonjë subjekt politik tërheq numëruesit? Përgjigjet Celibashi: Askush nuk mund ta cenoj procesin!

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka theksuar se asnjë subjekt politik nuk mund të cenojë procesin e numërimit të fletëve të votimit.

17:33
Veliaj flet nga njësia 14: Qershia mbi tortë është Astiri që ka votuar 60% për PS

Drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj ka shpallur fitoren e PS në njësinë 14 në Tiranë duke thënë se është qershia mbi tortë fakti që 60% e banorëve të Astirit kanë votuar për socialistët.

17:32
Doktorët në Indi sulmohen nga të afërmit e pacientëve pas ‘kolapsit’ të sistemit shëndetsor nga pandemia (fotot)

Pamje nga India tregonin sot doktorë në spitalet e vendit që sulmoheshin nga të afërm të pacientëve dhe viktimave te Covid-19, prej pasojave të valës së dytë të pandemisë.

17:17
Kryeministri maqedonas Zaev i uron fitoren Ramës në gjuhën shqipe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev iu është bashkuar urimeve për homologun e tij, Edi Ramën, pasi deri më tani rezulton fitues në zgjedhjet e 25 prilli.

17:14
Alarmohet garda në sheshin “Skënderbej”, ngrihet droni një orë para fjalës së Ramës

Garda është alarmuar në sheshin “Skënderbej” pasi është ngritur një dron.

17:10
Vijon procesi i numërimit të votave për kandidatë në KZAZ e Mirditës

Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet zgjedhore ka vijuar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në KZAZ Mirditë.

17:05
Urimi i parë nga Kosova, kreu i PDK-së: Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë!

Enver Hoxhaj, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

17:01
Hetimi i SPAK për korrupsioni në zgjedhje/ Yuri Kim mbështet Prokurorinë e Posaçme: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me ndjekjen penale të veprave që lidhen me krimet zgjedhore.

16:55
Veliaj shpall fitoren nga njësia nr. 7: Fitore e thellë, Reforma në Drejtësi do të vazhdojë!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj ka shpallur fitoren në njësinë nr. 7 në Tiranë.

16:51
Pamjet/ Flakë dhe tym i zi nga dritarja, apartamenti në Korçë përfshihet nga zjarri

Një apartament në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët.

16:41
Pas 3 orësh, vijnë përfaqësuesit e LSI-së, rinis numërimi në Patos

Procesi i numërimit të votave për kandidatët ishte bllokuar në Patos, pasi numëruesit e PD-së dhe LSI-së, nuk erdhën në qendrën e numërimit.

16:34
Tërhiqen komisionerët demokrat në Librazhd, ndërpritet procesi i numërimit të votave për kandidatët

Prej disa orësh Partia Demokratike ka tërhequr komisionerët e saj në Librazhd, duke u bërë kështu pengesë në numërimin e votave të kandidatëve.

16:30
PS merr edhe zonën e Astirit, socialistët numërojnë me brohoritje fletët e fundit

Partia Socialiste ka marrë fitoren në zonën e Astirit në Tiranë.

16:26
Celibashi thirrje të gjitha KZAZ-ve: Numërimi për kandidatët të nisë nesër në orën 09:00, aty ku ka filluar procesi…

Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vjen më një udhëzim për të gjithë KZAZ-të në të cilat ka përfunduar numërimi i votave për subjekteve zgjedhore.

16:03
Balla rikthehet në punë/ Inspekton shtrimin e rrugës së re në Polis: Do ta shndërrojë zonën në një atraksion agro-turistik

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla i rikthehet punës pasi arriti të siguronte një rezultat të mirë për PS-në në qarkun e Elbasanit, në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

15:56
Paqartësi në plotësimin e procesverbalit, ndalon numërimi i kandidatëve në Sarandë

Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Sarandë është pezulluar, pasi komisionerët hasën probleme me procesverbalet.

15:43
74 mandate! Erdogan, Mitsotakis, Di Maio dhe Salvini urojnë Ramën

Ndërsa zyrtarisht kreu i KQZ bëri me dije se PS ka siguruar 74 mandate, vijnë edhe urimet nga ndërkombëtarët për kryeministrin Edi Rama.

15:35
Berisha, Meta, LSI/ Veliaj: Disa karriera kanë marrë fund me votën e 25 prillit! Luli ka hapësirë të veçantë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë komenton projeksionet për LSI deri në këto momente, kur ka mbetur pa përfunduar numërimi vetëm në Tiranë dhe Durrës.

15:34
Përfaqësuesit e PS dhe PD nuk vijnë, bllokohet numërimi në Patos

Procesi i numërimit të kandidatëve në Patos është ndërprerë, pasi përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk janë paraqitur në KZAZ.

15:34
Korrupsioni në zgjedhje/ “Kush ka të dhëna t’i sjellë”. SPAK: Janë në hetim 33 procedime penale

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se është duke ushtruar me përparësi ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.

15:25
“Dështuam”/ Fatbardh Kadilli i PD: Basha të dorëhiqet menjëherë! Shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë!

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë pas rezultateve në zgjedhjet e 25 prillit, ku PD ka arritur të marrë vetëm 59 mandate.

15:20
Fillon numërimi për votat e kandidatëve/ Në Konispol Anila Denaj lë pas Edi Ramën. Ja kandidati i PD që merr më shumë vota në Korçë

Pasi në 10 qarqe ka mbaruar numërimi i votave, duke shpallur fitues Partinë Socialiste në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Fier dhe Elbasan. PD është shpallur fituese në Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës.

15:14
Partia Socialiste drejt mandatit të tretë/ Erjon Veliaj: Meta nuk e mbajti fjalën! E hëna kaloi, duhet të jepte dorëheqjen

Kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj thotë se presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen, “ashtu si tha”.

15:03
Numërimi deri tani! Celibashi: Votuan më shumë se 1.5 milionë shqiptarë. PS ka 74 mandate

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat, dha të dhënat më të fundit të zgjedhjeve.

14:39
Rama ka paralajmëruar dalje publike në orën 18:00/ Sheshi “Skënderbej” vishet kuqezi

Kryeministri Edi Rama i ka ftuar të gjithë qytetarët sot të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00 në atë që quajti “ përqafimi i fitores”

14:27
Pret pemën dhe dëmton rrjetin elektrik/ Ndërpritet energjia në ZAZ-në 29 në Tiranë

Zaz numër 29 në Tiranë pati një ndërprerje të energjisë elektrike, pasi një banor dëmtoi rrjetin e tensionit në zonë.

14:26
Shpëtim Idrizi duke hyrë në selinë e PD-së: Zgjedhjet s’kanë mbaruar akoma!

Për kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cilli ka hyrë në këto zgjedhje në koalicion me Partinë Demokratike, ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit nuk kanë mbaruar akoma.

14:15
Puthje pasionante në mes të shkretëtirës, Kourtney Kardashian poza të nxehta me partnerin e ri

Kourtney Kardashian ka bërë tashmë publike marrëdhënien e saj me Travis Barker dhe kohët e fundit nuk mungojnë postimet në rrjetet sociale.

14:05
Meta thyen heshtjen: Procesi të mbyllet qetësisht! Të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja!

Presidenti Meta në një deklaratë të fundit nga zyra e tij bëri thirrje që “ky proces të përmbyllet qetësisht dhe që çdo votë, nga Vermoshi në Konispol, të numërohet dhe të administrohet sipas ligjit”.