Luftanijet e Iranit e SHBA gati përplasen në episod tensioni në Gijrin Persik (VIDEO)

27/04/2021 20:27

Marina e SHBA pretendonte sot se kanë ndodhur dy episode thuajse përplasjeje me luftanijet e Iranit këtë muaj në Gjirin Persik, duke akuzuar mjetet e Teheranit për sjellje “të pasigurtë e joprofesionale” në ujërat ndërkombëtare.

Komandantja Rebecca Rebarich, tha për rrjetin Associated Press se ka pasur dy manovra të pasigurta nga anijet e Gardës Revolucionare të Iranit.

Në videon e publikuar nga SHBA mjeti ushtarak irainan Harth i pret rrugën e lundrimit mjetit amerikan ‘Monomoy’ më 2 prill, duke bërë që mjeti amerikan të ndalojë në vend duke lëshuar tym nga motorët.

FOTO GALERI
1/3
Marina e SHBA pretendonte sot se kanë ndodhur dy episode thuajse përplasjeje me luftanijet e Iranit këtë muaj në Gjirin Persik

Top Channel