Babai ‘krenar’ krokodil i bën xhiro në kurriz 100 bebeve të tij (fotot)

27/04/2021 21:29

Disa imazhe spektakolare nga bota e egër vijnë nga fotografi dhe aktivisti indian Dhritiman Mukherjee, i cili i ka dedikuar jetën e tij mbrojtjes së kafshëve.

Me më shumë se 20 vjet në fushën e fotografisë, nuk është cudi që ai ka pasur pjesën e tij të momenteve mahnitëse.

Një nga më të preferuarat e publikut është foto e krikodilit të rrezikuar indian që me krenari nxjerr për xhiro në ujë bebet e tij.

Krokodili është një Garial mashkull, nga më të mëdhenjtë e species. Kafsha e lashtë është hasur në mbishkrimet e rreth 4000 vjet më parë, por popullsia e tyre ka rënë në mënyrë drastike që prej viteve 1930-të.

Kjo e bën foton edhe më të veçantë dhe sensibilizon në rritjen e popullatës së tyre që tashmë është më pak se 1,000.

“Ky mashkull është çiftuar me shtatë apo tetë femra, dhe këto janë të gjithë këlyshët e tij”, thotë Mukherjee.

“Normalisht garialët janë krokodilë të ndrojtur në krahasim me ato të ujërave të kripura apo kënetave. Por ky duket që është shumë protektiv dhe nëse do të afrohesha do të më sulmonte”.

Nuk është e pazakontë që krokodilët të mbajnë në kurriz këlyshët e tyre për t’i transportuar, edhe pse shumcia e tyre e bëjnë këtë me gojë.

Por prej turirit veçanërisht të hollë të krokodilëve garialë, kjo nuk është e mundur dhe ata përdorin këtë mënyrë tjetër.

Ne galerine e meposhtme gjeni te tjera imazhe mahnitese nga Mukherjee;

FOTO GALERI
1/7
Bebet nxitojne te zene vendin e tyre per transport

Top Channel