Reali i Madridit dhe Chelsea lanë gjithçka të hapur sa i përket finales së Ligës së Kampionëve, pasi përballja e parë gjysmëfinale në stadiumin “Alfredo Di Stefano” u mbyll në barazim 1-1.

Londinezët e nisën vrullshëm ndeshjen dhe pas një pritjeje fantastike të Courtois ndaj Werner, ishte amerikani Pulisic që bëri gjithçka mirë e shënoi golinne avantazhit për skuadrën e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel.

Ky gol zgjoi Realin, që fillimisht tronditi shtyllën pingule me një gjuajtje nga distanca të Benzema dhe më pas ishte sërish sulmuesi francez që shënoi golin e barazimit, pas një veprimi mjaft të shpejtë në zonë.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi barazimin 1-1, duke bërë që finalistja të vendoset në sfidën e kthimit në Londër, me anglezët që kanë në avantazh vetëm golin në fushën kundërshtare.

Top Channel