PS drejt fitores në Durrës, LSI mban shpresat për një mandat tek kutitë e fundit/ Çfarë ndodhi gjatë festës mes Ferdinand Xhaferrit dhe Vangjush Dakos

27/04/2021 19:28

Partia Socialiste është drejt fitores edhe në qarkun e Durrësit, ku numëron 8 mandate deri tani.

Për rezultatin përfundimtar, pritet përgjigja e fletëve të votimit në kutitë e Krujës ndërsa LSI pretendon t’i marrë një mandat PS.

Mbetet për tu parë nëse PS do ta ruajë bastionin e Durrës. Ndërkohë, teksa euforia ka mbërthyer përkrahësit e PS duke pritur rezultatet e kutive të fundit, një moment Ferdinand Xhaferri ka hyrë në Pallatin e Sportit dhe është drejtuar nga mbështetësit e PS ku ndodhej Ardian Çela dhe ish kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj ka bërë me dije se teksa të gjithë po prisnin në shenjë qytetarie që t’i përshëndeste për fitoren, ka ndodhur e kundërta. Xhaferri ka provokuar mbështetësit e PS dhe aty ka lindur një incident, por nuk u lejua që të kishte një përplasje fizike.

Top Channel