Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën, nuk arriti të marrë qeverisjen për herë të dytë, pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Sipas analistit, Frrok Çupi, kohën e PD-së “ka marrë fund, sepse nuk e lejon Sali Berisha”. “Sali Beisha nuk e lejon. PD ka nevojë për një reformim të thellë, por çështja është si do të bëhet, kush do ta marrë në dorë partinë”.

Ndërsa sipas gazetarit, Carlo Bolino, Partisë Demokratike nuk mund t’i vijë fundi sepse është forca politike kryesore e opozitës. “Mendoj se është forca më e madhe e opozitës. e vetmja me të cilën mund të fitohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

E vetmja zgjidhje për reformimin e saj, është të anashkalojnë Berishën. Njerëzit kanë frikë nga Berisha, ka dosje personale për politikanët. Është lider dhe për t’u përballur me një lider, duhet shumë guxim”.

Nga PD ka shumë gjëra që duhen harruar, për të ecur para, shton Bolino. “Ka dy rrugë, ose ringrihet Partia Demokratike, duke larguar figurën e Sali Berishës ose do të jemi këtu, duke folur për mandatin e gjashtë të Ramës”.

Top Channel