Australia njoftoi sot se do të rihapë kufijtë e saj ndërkombëtarë për qytetarët e vaksinuar plotësisht duke filluar nga muaji i ardhshëm.
Nusret Gokçe, i cili prezantohet gjerësisht me pseudonimin Salt Bae, është bërë i famshëm në mbarë botën falë gatimit të tij, por edhe publicitetit të madh që i bën vetes.
Ulja e një avioni në aeroportin East Midlands, në Angli, ndolli panik tek udhëtarët. Sikurse shihet në foton që po bën xhiron e rrjetit avioni ka marrë flakë, ndërsa ai prek tokën.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës vijon turin për inaugurimin e shkollave të reja që po hapen këtë vit të ri shkollor në kryeqytet. Sot kryebashkiaku Veliaj së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi inauguruan shkollën e re “Hasan Vogli” në Njësinë 9.
Në Maqedoninë e Veriut familjarët do të paguajnë më shtrenjtë për elektricitetin dhe gazin natyror. Instituti i Statistikave në vendin fqinj ka publikuar çmimet e energjisë elektrike, të cilat vijnë me rritje 0.2% në krahasim me vitin e kaluar.
Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka treguar se kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”.
Një 51-vjeçare shqiptare e identifikuar si Albana Bega ka ndërruar jetë një ditë më parë në Itali pasi u godit nga një makinë, ndërsa po ecte me biçikletë.
Tetori ka hyrë me një mini lockdown për Selanikun dhe 10 qytete të tjera në Greqi, të cilat janë tani në nivelin e kuq, bazuar në hartën epidemiologjike për përhapjen e koronavirusit në vend.
Drejtori i Përgjithshmen i Doganës, Agron Llugaliu theksoi se deri më sot kanë inkasuar mbi 1 miliard euro në periudhën janar-shtator ose 35 përqind më shumë të hyra se vitin paraprak.
Me një firmë disa orë përpara skadimit të afatit, Joe Biden arriti të shmangë mbylljen e pjesshme të qeverisë federale.
2 vëllezër janë vënë në pranga në fshatin Fier i Ri në Lushnjë për shpërndarje kanabisi.
‘Dramat’ e Për’puthen dy vazhdojnë edhe jashtë, sidomos të ‘trekëndëshit’ që rrëmbeu vëmendjen maksimale sezonin e kaluar.
Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” është arrestuar nga policia në Pogradec.
Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë. Ngjarja e rëndë u raportua nga policia të ketë ndodhur ditën e sotme.
Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me burgim të përjashtëm B.V, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me inicialet A.A. Vrasja, sipas njoftimit të këtij institucioni ndodhi në gusht të vitit 2019 dhe i pandehuri goditi viktimën me 14 plumba.
Nga data 1 nëntor, Australia ka vendosur të hapë kufijtë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Scott Morrison, 18 muaj, pasi australianëve iu ndalua udhëtimi jashtë vendit për shkak të kufizimeve të pandemisë së covid-19.
Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur pranë ambienteve të uzinës së përpunimit të naftës sepse kërkojnë të dinë se si do të veprohet pas përfundimit të kontatës me qeverinë shqiptare.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka dhënë dorëheqjen nga posti ditën e sotme.
Prodhuesi farmaceutik japonez, Mitsubishi Tanabe Pharma Co. (MT Pharma) njofton se do të fillojë testet klinike vendase të kandidatit të vaksinës kundër COVID-19, MT-2766.
Katër persona janë arrestuar në Dibër për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje.
NATO-ja e përshëndeti arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për shtensionimin e situatës në kufi dhe përmes zëdhënëses, Oana Lungescu sqaroi se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, “do të luajë një rol themelor, për të siguruar zbatimin efektiv” të kësja ujdie.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Ismet Beqiri inspektoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e hapësirave publike në qytetin e Ballshit.
Në Mal të Zi, 53.5 për qind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 46.6 për qind janë rivaksinuar.
Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Kukësit pasi u kapën duke i dhënë ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata do të bënin të mundur tranzitimin e tyre në territorin shqiptar me destinacion vendet e BE-së.
Shërbimet e avionëve dhe trenave u anuluan në Japoni për shkak të tajfunit tropikal “Mindulle”, i cili goditi lindjen dhe jugun e vendit.
Më në fund “Big Brother Albania VIP” do të nisë transmetimin në 5 Tetor në Top Channel pas kaq kohësh pritjeje. Ditën e sotme u transmetua në Top Albania Radio intervista eksluzive e producentes së këtij spektakli madhështor, Lori Hoxha. Në një bisedë me Jonida Aliçkollin, Lori zbuloi çdo detaj që shumë prej jush mund të kenë pyetur veten gjatë gjithë kësaj periudhe. Zbuloni më shumë nga intervista e saj.
Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur që të pushojë çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden” që është në pronësi të Altin Hajrit.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shijak, të Durrësit. Policia i ka vënë prangat një 28-vjeçari, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj.
Një 44-vjeçar i dënuar me 1 vit burg, por që ishte ende në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Ai akuzohet se ka vjedhur në shtëpinë e një personi tjetër pajisje të ndryshme pune dhe elektroshtëpiake.
Kryeministri Edi Rama njofton çeljen e fushatës kundër kancerit të gjirit, në muajin dedikuar luftës ndaj kësaj sëmundje të rëndë.
Në prag të samitit për Ballkanin javën e ardhshme Presidentja e Komisionit të BE-së zhvilloi një tur vizitash në rajon. Bisedime konkrete anëtarësimi ende nuk po duken në horizont.
Stina e vjeshtës sjell dhe sezonin e shirave dhe për këtë bashkia e Tiranës i ka paraprirë me pastrimin e Lanës nga mbetjet.
Policia e Beratit ka vënë në pranga administratorin e një firme dezinfektimi, i cili ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare.
Komiteti “HatTrick” i UEFA-s, i drejtuar nga Zv.Presidenti i UEFA-s, Karl-Erik Nilsson, zhvilluan mbledhjen e tyre për herë të parë në Shqipëri në partneritet me Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka çelur fushatën kundër kancerit të gjirit, në muajin dedikuar luftës ndaj kësaj sëmundje. Nëpërmjet një mesazhi drejtuar grave dhe vajzave, Manastirliu bën apel të mos neglizhojnë shëndetin e tyre dhe të kryejnë në kohë ekzaminimet ndaj kancerit të gjirit.
Reperi Lyrical Son, i cili përpiqet që të tregojë realitetin me projektet e tij muzikore ka folur në “Wake Up” në lidhje me planet e së ardhmes. Lyrical Son tregoi se po punon shumë fort me Mc Kreshën që të sjellë një album muzikor që pritet të jetë gati në fund të këtij viti.
Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është rreshtuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha, duke mbështetur publikisht “Foltoren”, që ai është duke organizuar në çdo qytet të Shqipërisë me qëllim riorganizimin e PD-së.
Valbona Kolgjini, nëna e Aldi Ramës ka publikuar fotografinë e të birit pasi e përcolli për në banesën e fundit ndërsa nuk kanë munguar ngushëllimet nga të afërmit e miqtë.
Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Këngëtarja e njohur Britney Spears duket se është tepër e lumtur pas fitores së rëndësishme që do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën e saj. Para 24 orësh, gjyqtarja Brenda Penny vendosi që babai i këngëtares 39-vjeçares të mos jetë më personi që kontrollon jetën e saj.
Policia tha se ka rimarrë kontrollin e një burgu në Ekuador, ku trazirat lanë së paku 118 të burgosur të vdekur, derisa bandat rivale të drogës luftonin për kontrollin e objektit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se normat e vaksinimit kundër koronavirusit janë rritur në mënyrë modeste në Afrikë, por shtoi se kontinenti mbetet ende prapa shumicës së të tjerëve.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka zbuluar se ditët e fundit ka marrë kërcënime të ndryshme për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se ditën e sotme në orën 09:00-16:00 do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës.
Një 34-vjeçar i identifikuar me inicialet E.C., banues në Mamurras, Kurbin është arrestuar nga policia pasi u kap me 4 kg e 255 gr lëndë narkotike në banesë.
Harry Kane u jep përgjigje kritikave, pasi hyri në fushë në minutën e 60’ të ndeshjes Tottenham-Mura, e vlefshme për Conference League, por i mjaftoi vetëm gjysmë ore për të dërguar tre herë topin në rrjetë.
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e shkollës 9-vjecare në Pezë të Vogël që mban emrin e ish-drejtorit të Institutit të Ndërtimit, inxhinierit të ndjerë, Agron Hysenlliu.
Një aksident ka ndodhur në Tiranë në një kryqëzim të rrugës së Elbasanit.
Koreja e Veriut bëri të enjten një provë me një raketë të re anti-ajrore të sapo zhvilluar, njoftoi të premten media shtetërore KCNA. Është e fundit në serinë e saj të provave me armë, ndërsa bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çnuklearizim vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Ekonomia ka arritur në nivelet e para pandemisë që në tremujorin e dytë të këtij viti, duke treguar për një rikuperim të shpejtë, të udhëhequr nga ndërtimi dhe industria.
Deri tani, nuk dihej me siguri por një studim britanik i publikuar së fundi doli në përfundimin se është e sigurt që të merren njëkohësisht vaksina kundër COVID-19 dhe gripit. Sipas ekspertëve, një gjë e tillë nuk ndikon negativisht në reagimin e imunitetit ndaj asnjërës prej tyre.
Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten në mbrëmje vetëm disa orë para se të skadonte afati, legjislacionin që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale dhe e financon atë deri më 3 dhjetor. Kongresi e kishte miratuar projekt-ligjin të enjten.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në të gjithë territorin. Reshje lokale priten në zonat jugore dhe juglindore.
Vjeshta është padyshim një nga stinët më të bukura të vitit. Ajo ka një ushtri adhuruesish dhe të apasionuarish pas saj. Megjithatë, ardhja e vjeshtës shoqërohet me një plogështi të thellë, arsyet e të cilës ekspertët i kanë kopsitur mjaft qartë.
Për plot 5000 vjet me radhë, njerëzimi e ka përdorur xhenxhefilin për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh. Xhenxhefili mund të përdoret i freskët, i tharë dhe në formën e pluhurit.
Arteriet janë enët e gjakut që janë përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen. Në gjendjen e tyre normale, arteriet janë elastike dhe të forta, megjithatë ato mund të bllokohen lehtësisht duke shkaktuar sëmundjen mjaft të përhapur, aterosklerozën.
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë vendin. Kjo sëmundje ka tendencë rritjeje në vendin tonë dhe prek afro 600 gra dhe vajza në vit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se rreziku i sëmundjes është 45 raste të reja për 100,000 gra në Shqipëri ose thënë ndryshe 600-650 raste të reja në vit.
Ndërsa nuk mund të jemi të sigurt se si do të dukej një grua perfekte në sytë e burrave, ne tani kemi një ide për llojin e fytyrës që meshkujt e konsiderojnë më tërheqës.
Koreja e Veriut do të hapë kanalet e komunikimit me Korenë e Jugut. Ishte vetë lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i cili njoftoi se rivendosja e linjave të komunikimit me Korenë e Jugut do të bëhej në fillim të tetorit.
Kinematë në të gjithë botën po përgatiten për ardhjen e fansave të James Bond për filmin e shumëpritur “Nuk ka kohë për vdekje”, dhe Daniel Craig pranon se ishte i pushtuar nga emocionet në ditën e fundit të xhirimeve.
Autoritetet në Kinën veriore vranë 3 mace shtëpiake, të cilat kohët e fundit ishin pozitive për COVID- 19, nga frika e transmetimit të mëtejshëm të virusit te banorët e tjerë, gjë që provokoi kritika të forta nga vendasit dhe ekspertët.
Një studim i çifteve në të cilët të dy partnerët ishin të ekspozuar ndaj koronavirusit, por vetëm një person ishte i infektuar, ndihmon për të hedhur dritë pse disa njerëz janë natyrisht rezistues ndaj virusit.
Brukseli do të zgjasë deri në fund të dhjetorit mekanizmin e tij për kontrollin e eksporteve të vaksinave antiCOVID-19 të prodhuara në BE, në mënyrë që të garantojë furnizimet për shteteve anëtare përballë pasigurive të nxitura nga shfaqja e varianteve të reja, njoftoi sot Komisioni Evropian.
Në Ukrainë numri i rasteve të reja ditore me COVID-19 arriti shifrën më të lartë që nga prilli.
Ka shkuar mbi 210 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Afrikë. Sipas Worldometers, numri i viktimave ka shkuar në 210 mijë e 606, ndërsa numri i rasteve në total ka shkuar në 8 milionë e 349 mijë e 827.
Ka shkuar mbi 695 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 2 mijë e 120 viktimat gjatë 24 orëve të fundit, numri total i vdekjeve nga Covid-19 shkoi në 695 mijë e 196.
Edicioni i 19-të i Tirana International Film Festival ka përfunduar duke kurorëzuar edhe fituesit. Pjesëmarrës të shumtë nga e gjithë bota konkurruan me filmat e tyre në 15 kategori.
Kundërshtimi nga ana e qeverisë Kurti të projektit gazsjellës amerikan ka sjellë debate të mëdha politike në Kosovë. Ky projekt me tubacionin e tij lidhte vendin me Greqinë nëpërmjet Maqedonisë së Veriut. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për shtyp deklaroi se qeveria nuk kishte informacionet e duhura për të vazhduar përpara me projektin.
Vetëm pak muaj pas eliminimit në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian, Spanja do të ketë mundësinë të hakmerret ndaj Italisë, në një tjetër gjysmëfinale, por këtë herë atë të Nations League, që do të luhet mbrëmjen e 6 tetorit, në mitikun milanez “San Siro”.
“Ndaj rusëve nuk do të jetë e lehtë, pasi vlerësojnë maksimalisht ndeshjet europiane”, pati paralajmëruar dje Luciano Spalletti, por të tijtë duket se nuk e vlerësuan deklaratën e trajnerit dhe panë të mposhteshin 2-3 me përmbysje nga skuadra e Spartakut të Moskës.
Kosova do të përballet me Suedinë në transfertë, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, ndërsa për trajnerin Bernard Challandes ka ardhur një lajm mjaft i mirë.
Trajneri Gary Southgate ka publikuar listën e futbollistëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës, ndaj Andorrës më 9 tetor dhe Hungarisë tre ditë më vonë.
Myrto Uzuni lë gjurmë edhe në grupet e Europa Leagues, pasi ka shënuar në sfidën mes Ferencvaros dhe Betis, por goli i tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e dytë të hungarezëve, në po kaq ndeshje të luajtura.
Rita Ora dhuroi një super spektakël nga maja e Kullës Eifel në Paris.
Pasi ngriti lart kupën e Europianit 2020, Italia do të synojë një tjetër trofe nën drejtimin e Roberto Mancinit, pikërisht edicionin e dytë të Nations League, fazën finale të të cilit do ta presë në shtëpi.
Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara votoi të enjten për të miratuar një masë të miratuar nga Senati që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë duke financuar agjencitë federale përtej të premtes kur fillon viti i ri fiskal.
NATO-ja tha përshëndeti marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për ç’tensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se po mbledh firmat e demokratëve për të ngritur një kuvend, ku do të diskutohet për shpalljen e tij ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha të martën në Open se Amerika nuk blihet dhe se ai vetë nuk ka lobuar ndonjëherë kundër Berishës.
1 vit heqje lirie vendosi gjykata për ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy për përdorimin e financave të paligjshme gjatë fushatës elektorale të vitit 2012.
Herën e radhës që uleni pranë dritares gjatë një fluturimi me avion, mendoni se ato janë me formë të harkuar për një arsye të veçantë.
Kriza aktuale dhe e ardhmja e Partisë Demokratike është tema e sotme e emisionin “Open”, në Top Channel.
Shtatë persona u plagosën për shkak të një shpërthimi gazi në një ndërtesë apartamentesh në komunën e Koekelberg, Bruksel të enjten pasdite.
Sot në Open po diskutohet e ardhmja e PD pasi, kreu i saj Lulzim Basha përjashtoi liderin historik Sali Berishën, pasi ky i fundit u shpall non grata nga SHBA.
Analisti Andi Bushati është i mendimit se shpallja ‘non grata’ i ish-kryeministrit Sali Berisha është inskenuar nga persona që synon të shkatërrojë të djathtën.
Italia ka marrë dje stafetën e rekordit botëror për kungullin më të rëndë në botë, duke kaluar pararendësin me më shumë se 30 kilogramë.
Kosova nuk do të vazhdojë përpara me projektin e gazsjellësit amerikan, pjesë e të cilit është edhe Maqedonia e Veriut.
Deputeti i PD Agron Gjeklamrkaj tha në Open se ai nuk sheh shanse të rikthimit të Sali Berishës në PD, pavarësisht lëvizjes së tij të fundit me turin e takimeve.
Ada zhvilloi takimin e parë me Jurgenin, i cili u shfaq i emocionuar pranë saj.
Irani ka publikuar sot imazhe të transportit masiv të mjeteve ushtarake drejt veriperëndimit, për manovra ushtarake në kufi me Azerbaixhanin, megjithë kundërshtimet e këtij të fundit.
11 familje të komunitetit Egjiptjan në qytetin e Shijakut janë drejtuar në redaksinë e emisionit Fiks Fare dhe thonë se po vuajnë mungesën e një strehe.
Ministrja franceze e mbrojtjes Florence Parly ka nënshkruar sot në Pragë marrëveshjen e shitjes së 52 topave të artilerisë për 333 milionë euro te ushtria çeke.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa” rikthehet për të 23-tin vit radhazi në qytetin e Elbasanit, duke vijuar kështu traditën e pandërprerë të prurjeve cilësore të artit skenik me larmi stilesh e formash të reja.
Në përfundim të takimit të Adës me Jurgenin, konkurrentja ua surprizua nga një djalë tjetër në studio.
Një ditë më parë humbi jetën një 33 vjeçar në muajin e katërt të shtatzënisë së saj dhe fatin e saj e kanë pasur disa në Shqipëri ndonëse jo të gjithë rastet janë raportuar .
Në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ashtu si në të 39 Institucionet e Arsimit të Lartë në vend, publike dhe private, ka nisur raundi i dytë i regjistrimeve që do të zhvillohet me 5 faza 48 orëshe.
Beteja e prindërve për kthimin e mësimit të plotë vijon.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Gabriel Escobar, përshëndetën gjetjen e kompromisit të Bruksel të Kosovës dhe Serbisë për targat provizore që sollën tension në pikat kufitare.