SHBA: Projekt-ligji për shmangien e mbyljes së qeverisë, pret firmën e Presidentit Biden

30/09/2021 22:40

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara votoi të enjten për të miratuar një masë të miratuar nga Senati që shmang një mbyllje të pjesshme të qeverisë duke financuar agjencitë federale përtej të premtes kur fillon viti i ri fiskal.

Tani projekt-ligji i miratuar nga dy dhomat e Kongresit shkon tek Presidentit Joe Biden, i cili pritet ta nënshkruajë atë duke e kthyer në ligj para afatit të mesnatës, kur skadon financimi aktuar i qeverisë.

Më herët, senati e firmosi këtë masë, duke shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë federale, që nëse ndodhte do të ishte një goditje e rëndë për Partinë Demokrate. Në bazë të projekt-ligjit, agjencitë federale financohen deri më 3 dhjetor.

Ndërsa ky projekt-ligj duket se do të miratohet, fati i një pakete prej 1 trilion dollarësh për të rindërtuar rrugët, urat dhe infrastrukturën tjetër të vendit është shumë më pak i sigurt.

Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer tha të enjten se ai do t’i kërkojë Senatit të marrë në konsideratë një projekt-ligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për rritjen e kufirit të borxhit “që javën e ardhshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA