“Të dy ishin bij nënash”/ Nëna e Aldi Ramës publikon foton e të birit, ngushëllimet: Zoti i gjykoftë ato që e dënuan…         

01/10/2021 09:35

Valbona Kolgjini, nëna e Aldi Ramës ka publikuar fotografinë e të birit pasi e përcolli për në banesën e fundit ndërsa nuk kanë munguar ngushëllimet nga të afërmit e miqtë.

Në komente, pjesa më e madhe shkruanin se nuk e besojnë që ka ndodhur kjo gjë, ndërsa një e afërme i shkruan: “Zoti të dhëntë forcë, qoftë banor i xhenhnetit, ëngjëll ishte. Zoti i gjykoftë ato që e dënuan”.

Ndërsa një tjetër kujtoi se si u largua nga jeta Aldi Rama, i cili qëlloi veten pasi vrau nënkomisarin e Krimeve, Saimir Hoxhën. “Ngushëllime për të dyja familjet. Të dy ishin bij nënash, jeta kjo është… Mjafton një moment dhe çdo gjë mbaron. T’ju ketë lënë uratën”, shkroi një tjetër i afërm i Kolgjinit.

Aldi Rama, i rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i kishte të divorcuar, ishte me precedent të mëparshëm penal. Në moshën 18-vjeçare kishte përfunduar në burg, pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e së martës (28 shtator) në zonën e Ishull Lezhë, ku Aldi Rama qëlloi drejt nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili i kërkoi të dilte nga makina për kontroll, por 21-vjeçari zgjodhi t’i përgjigjej me dy plumba dhe t’ia mbathte nga vendi i ngjarjes.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel