Këngëtarja e njohur Britney Spears duket se është tepër e lumtur pas fitores së rëndësishme që do të sjellë ndryshime të mëdha në jetën e saj. Para 24 orësh, gjyqtarja Brenda Penny vendosi që babai i këngëtares 39-vjeçares të mos jetë më personi që kontrollon jetën e saj.

Për këtë vendim, ylli i popit nuk mund të fshihet gëzimin. Ajo publikoi një video nga pushimet me të fejuarin e saj, Sam Asgari. “Një ditë e bukur këtu në parajsë ndërsa ne festojmë”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e videos.

Në një postim të veçantë, Britney postoi më shumë fotografi të “arratisjes” së saj tropikale, përfshirë disa që e treguan atë duke pozuar lakuriq pranë një vaske. 39-vjeçarja u kujdes që të mbulonte zonën intime të trupit të saj me emoji lulesh.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel