Një aksident ka ndodhur në Tiranë në një kryqëzim të rrugës së Elbasanit.

Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet tip Opel dhe një fouristradë tip Kia. Një dëshmitar u shpreh se në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanc, por policia bën me dije se nuk ka të plagosur. Ndërsa si pasojë e aksidentit të ndodhur, janë shkaktuar radhë të gjata trafiku.

“Rreth orës 07:55, në Rrugën e Elbasanit, janë përfshirë në një përplasje 3 mjete, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojmë për normalizimin e trafikut”, njofton policia.

Ju ftojmë të shikoni pamjet e aksidentit

FOTO GALERI
1/4

Top Channel