Një 34-vjeçar i identifikuar me inicialet E.C., banues në Mamurras, Kurbin është arrestuar nga policia pasi u kap me 4 kg e 255 gr lëndë narkotike në banesë.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Mamurras, Kurbin, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. C.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4kg e 255 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel