E diel, 24 Tetor 2021
12:57
Desara: Postimi i motrës së Granitit, shfrytëzim për famë/ Iva Tiço: Shpresoj që Fifi mos ngulmojë për këtë marrëdhënie

Raporti i Granitit dhe Fitit ka shkaktuar një sërë diskutimesh në studion e Fan Club. Të ftuara në studio gazetaret Iva Tiço, Desara Karaiskaj dhe Suada kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me këtë marrëdhënie.

12:49
Xhaçka: 76 vjet më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar 76-vjetorin e krijimit të OKB-së.

12:38
Graniti i dha ‘duart’/ Shoku i konkurrentit: Xhelozia e Fifit e ka frenuar dhe penalizuar

Prishja e raportit të Granitit dhe Fifit, pasi ky i fundit u shpreh se e sheh vetëm si shoqe ka shkaktuar një mori reagimesh në rrjetet sociale. Pas nuk kanë mbetur edhe familjarë dhe shoqëria e Granitit, të cilët në një farë mënyre e kanë “përshëndetur” si gjest nga ana e konkurrentit.

12:30
I shtrirë në spital me gishtin e prerë/ Ja kush është biznesmeni që u grabit nga 10 persona të armatosur

Biznesmeni Nazim Çangu është dhunuar dhe lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

12:26
Balla takim me fermerët në Roskovec: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, grup pune për identifikimin e shkakut të dështimit të kultivimit të domates

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi një takim me fermerët e Njësisë Administrative Strum në Roskovec.

12:19
Dy raste dhune në 24 orë/ Tiranë, bien në prangat e policisë dy 44-vjeçarë

Tetë persona janë vënë në prangat e policisë në 24 orët e fundit në vendin tonë.

12:10
Top Channel rekord historik shikueshmërie! 10.1 milionë klikime për 24 orë në kanalin Youtube

Top Channel arriti këtë të shtunë rekordin historik shikueshmërie në kanalin e Youtube.

12:09
25 vjet pa ujë në çezma/ Në Lezhë 4 tenderë për ujësjellësin e fshatit Tresh, por ujë ka vetëm 1 orë në ditë

Prej me shume se 25 vitesh ne çezmat e shtëpive të fshatit Tresh në Lezhë nuk kanë ujë të pijshëm. Banorët shprehen se uji vjen vetëm 1 orë në ditë, dhe ai pak ujë që vjen nuk mjafton as për të mbushur cisternat.

12:08
Indeksi i krimit të organizuar/ Shqipëria në vendin e 57 në listën me 193 vende

“Vendi ynë merr një “shuplakë të fortë” në lidhje me krimin e organizuar dhe përpjekjet e pakta për ta luftuar atë. Sipas Indeksit Global të Krimit, Shqipëria renditet e 57 në 193 vendet e botës”.

12:05
Fëmijët e pandemisë, psikoza pas izolimit/ Mjekët: na është trefishuar puna

Edhe pse nuk ka prekur numër të madh fëmijësh në vendin tonë covid-19 ka dëmtuar shëndetin mendor të tyre.

11:52
Grabitet nga 10 persona biznesmeni në Nikël/ I presin gishtin me gërshërë! Arrijnë të marrin 100 mijë euro

Biznesmeni Nazim Çangu është dhunuar dhe lidhur gjatë  grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

11:22
Shkëmbim zjarri mes anëtarëve të një bande dhe policisë në Meksikë/ Katër të vrarë, mes tyre një kalimtar

Një shkëmbim zjarri mes anëtarëve të një bande dhe forcave të zbatimit të ligjit pranë kufirit verior të Meksikës i ka marrë jetën tre anëtarëve të Kartelit të fuqishëm të Gjirit dhe një kalimtari.

11:16
“Shijo produktet lokale të Tiranës”/ Veliaj: Sot dita e fundit e panairit, eja bëni pazarin e së dielës!

“Shijo produktet lokale të Tiranës”. Ka qenë kjo kryefjala e stendave të panairit të hapur prej 3 ditësh në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, ku prej disa vitesh tashmë është kther në traditë ekspozimi i produkteve vendase bio.

11:05
Sërish lëkundje sizmike në vend, ja magnituda dhe epiqendra e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka lëkundur vendin mëngjesin e kësaj të diele.

10:48
Erdogan shpall ‘non grata’ 10 ambasadorë, përfshirë atë të SHBA, Gjermanisë dhe Francës

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar që 10 ambasadorë, përfshirë ata nga SHBA, Gjermania dhe Franca, të shpallen persona ‘non grata’. Ky vendim erdhi pas kërkesës për lirimin e filantropistit Osman Kavala.

10:18
FOTOT- Rikthimi i Arditit në Big Brother trazon ujërat/ Donaldi nuk përmbahet, ia thotë në sy: Ti je i shpifur…

Dalja e Arditit dhe rikthimi i tij sërish në Big Brother, ka trazuar ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Arditi gjatë qëndrimit të tij ka pasur përplasje me disa nga banorët, ndërsa më i fundit është Donaldi.

09:43
El Clasico ndez kampionatin spanjoll, Barça sfidon Realin në një “Camp Nou” plot

Magjia e El Clasico do të marrë sërish vëmendjen e gjithë botës. Pas një sezoni të dëshpëruar me tifozët që i munguan futbollit, në takimin kopertinë të futbollit spanjoll nuk do të ketë kufizime për numrin e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe në mesditën e së dielës në “Camp Nou” tribunat do të jenë mbushur plot e përplot për të ndjekur nga afër një nga përballjet më historike.

09:38
Basha pret në selinë blu të rinjtë e Partisë Popullore Austriake: Prioritet kyç anëtarësimi në BE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme në ambientet e selisë blu një takim me të rinjtë dhe të rejat e ÖVP, Partisë Popullore Austriake, simotrës së Partisë Demokratike.

09:34
Makina del nga rruga në aksin Tepelenë-Gjirokastër/ Plagoset drejtuesi dhe pasagjeri. Arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër,  në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

09:24
Plagosi me armë 44-vjeçarin/ Kapet pas tre muajsh 24-vjeçari, autor i ngjarjes në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një 44-vjeçari, ngjarje e ndodhur në 10 korrik të këtij viti, në lagjen e quajtur “Mirdita”.

09:15
Atentati që i mori jetën 57-vjeçarit në Fier/ Gjendet një kallashnikov dhe një pistoletë në makinën e djegur

Atentati që i mori jetën 57-vjeçarit, Demir Backa mbrëmjen e djeshme në Fier, ka tronditur opinionin publik.

08:59
Nis shtrimi i qilimit në stadiumin e Kukësit/ Rama publikon videon: Përmbyllet një vepër e re publike në shërbim të komunitetit

Me shtrimin e qilimit të blertë, përfundon faza e fundit e rikonstruksionit të stadiumit të Kukësit, “Zeqir Ymeri”.

08:46
FOTOT/ Arrestohet tregtari më i madh i kokainës në Kolumbi, operacioni për kapjen e tij i ngjashëm me atë të Pablo Escobar

Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi, Dario Antonio Ushuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, është arrestuar në Nekokli, një nga bastionet kryesore të Clan del Golfo, pranë kufirit me Panamanë. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar qeveria kolumbiane, ditën e djeshme.

08:33
Shansi për Shqipërinë, prodhimi që mund të nxitet nga kriza e çmimeve

Vala e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare për mallrat dhe shërbimet, në nivelet më të larta në 15 vjet, mund të shërbejë si nxitje në zgjerimin e prodhimit vendas. Përpjekjet e para kanë nisur në prodhimin e inputeve bujqësore, teksa zinxhiri po mbështetet nga rritja e numrit të ofiçinave që prodhojnë makineri dhe pajisje për fabrikat. Kriza e çmimeve të larta mund të nxisë prodhimin në industrinë kimike, në prodhimin e detergjentëve, plehrave kimike, ushqimeve për bagëtinë, të cilat nuk kërkojnë shumë investime dhe atësi në burime njerëzore. Pajisjet dhe makineritë mjekësore, një perspektivë e re.

08:13
SHBA-ja heq vizat për kroatët

Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb.

07:55
Turqia thotë se do të dëbojë ambasadorët e SHBA dhe nëntë vendeve të tjera perëndimore

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se i kishte thënë ministrisë së jashtme të dëbonte ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe nëntë vendeve të tjera perëndimore për shkak të kërkesës për lirimin e filantropistit Osman Kavala. Shtatë nga ambasadorët përfaqësojnë aleatët e Turqisë në NATO dhe nëse bëhen dëbimet, do të përbënin çarjen më të thellë me Perëndimin gjatë 19 viteve në pushtet të Erdoganit.

07:27
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me vranësira dhe ulje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në të gjithë vendin. Pritet të ketë dhe intervale të shkurtra me reshje.

06:58
Këtë frut duhet ta konsumoni çdo ditë, vlerat fantastike

Një nga frutat absolutisht më të shëndetshme për organizmin është mjedra. Ekspertët thonë se një racion prej 130-150 gramë mjedra ofron përfitimet e mëposhtme:

06:32
Zëvendësuesi ideal i sheqerit, zgjidhja e shëndetshme

Rrushi i thatë ofron një nga mënyrat më të mira dhe natyrale për të ëmbëlsuar gatimet tuaja. Krijimtaria juaj në kuzhinë mund të rritet nëse rrushin e thatë e transformoni në pelte. Për këtë ju nevojitet ujë dhe rrush i thatë. Rrushi i thatë ka shumë vlera për uljen e tensionit të gjakut dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

06:16
Sa vezë mund të hani në 1 javë për shëndetin e organizmit

Mëngjesi tipik i shumë amvisave shqiptare përfshinë vezët. Ato na serviren të ziera ose të skuqura në forma të ndryshme. Veza është një ushqim i shëndetshëm. Ajo kombinohet me shumë gatime siç është bukë e thekur me avokado, supë me oriz, tavë me spinaq apo ëmbëlsira. Siç duket, gjatë një jave njeriu arrin të konsumojë shumë vezë dhe natyrshëm lind pyetja nëse konsumi i kaq shumë vezëve është i shëndetshëm.

05:50
4 pyetje dhe përgjigje për reumatizmën/ Shenjat dhe trajtimet që funksionojnë

Reumatizma është një sëmundje që prek kyçet, gjunjtë, ijet dhe shpinën. Ajo shfaqet me dhimbje, deformim dhe vështirësi në lëvizje.

05:15
Lakra turshi për energji dhe kocka të forta, si ta përgatisni

Lakra turshi ka aftësinë të mbushë organizmin me energji, të forcojë imunitetin dhe të mbrojë zemrën. Përtej shijes fantastike, vlerat e jashtëzakonshme të lakrës turshi ashtu si edhe të bardhës për shëndetin, janë arsyeja kryesore përse ato s’duhet të mungojnë asnjëherë në kuzhinën e çdo familjeje. Lakra e bardhë turshi është plot me vlera shëndetsore. Ajo përmban fibër, një sasi domethënëse të vitaminave C dhe K, si dhe pasuron sistemin imunitar me hekur.

03:46
Pandemia e Covid-19, Rusia regjistron rekord të ri vdekjesh dhe infektimesh

Në Rusi ka shpërthyer një valë e re infektimesh dhe vdekjesh nga Covid-19. Sipas autoriteteve, Rusia regjistroi rekord të ri vdekjesh dhe infektimesh.

03:13
Fjalët më të fuqishme që duhet t’i përdorni në intervista të punës

Disa aspekte të mënyrës formale të intervistës mund t’ju bëjnë të ndiheni jo rehat, por me disa këshilla të thjeshta, mund të dukeni me vetëbesim dhe t’ia dilni mbanë, duke pasur një komunikim me vlerë si kandidatë.

02:44
12-vjeçarja vret babain për t’u bërë e famshme

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në shtetin brazilian të Santa Catarina, ku një vajzë 12-vjeçare vrau babain e saj polic për të fituar famë.

02:20
Dy rusët non-grata i mbledhin “plaçkat” dhe ikin nga Kosova

Mediat në Kosovë siguruar fotot derisa dy rusët e shpallur persona non-grata nga Presidentja e Republikës së Kosovës, i mbushin bagazhet e veturave të tyre me ‘plaçka’ dhe ikin nga Kosova me ‘bisht ndër këmbë’ siç do të thoshte populli. Po ashtu në foto shihet vetura e tyre edhe në njërën nga pikat kufitare duke e lëshuar Republikën e Kosovës.

01:59
Gjermani, rritet shkalla e incidencës COVID-19

Shkalla e incidencës shtatëditore arriti sot në 100 në Gjermani, për herë të parë që nga maji, duke konfirmuar rritjen e rasteve të reja të COVID-19 në vend.

01:40
Italia zgjat deri më 15 dhjetor masat anti Covid për vendet jo anëtare të BE-së

Italia zgjat deri më 15 dhjetor 2021 masat anti Covid për hyrjen në territorin italian nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian. Masat aktuale ishin në fuqi nga 31 gushti në 25 tetor 2021. Për Shqipërinë do të vazhdojnë të jenë të njëjta kushte që po aplikohen deri më sot.

01:21
New York-u nis përgatitjet për Halloween

Në metropolin amerikan New York kanë nisur përgatitjet për festën e Halloween-it.

00:58
Bilbao merr një fitore të vuajtur ndaj Villarealit në “San Mames”

Athletic Bilbao mori tri pikë të vyera në “San Mames” përballë Villarealit, me ndeshjen që mbeti e hapur deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit.

00:44
Solskjaer luan pankinën ndaj Liverpool, Conte gati të rikthehet në Angli

Ole Gunnar Solskjaer vijon të konfirmohet në pankinën e Manchester United pavarësisht rezultateve negative, megjithatë në rast të një disfate këtë të diel në përballjen historike ndaj Liverpool, atëherë do të komplikohej rrugëtimi drejt titullit, ashtu si edhe qëndrimi i trajnerit norvegjez.

00:32
Atentat 57 vjeçarit/ Ngjarja ndodhi në Fier. Gjendet makina e djegur që dyshohet se u përdor nga atentatori

Fieri u trondit në orët e mbrëmjes nga një atentat me kallashnikov. Viktima është një 57 vjeçar që udhëtonte me makinë. Policia ka gjetur një automjet të djegur, që dyshohet se është e atentatorit.

00:20
Manchester City nuk bën blof, zhvendos në vendin e tretë Liverpoolin

Manchester City nuk bën blof në fushën e Brightonit në javën e nëntë të Premier League-s, fiton 1-4 në “Amex Stadium” dhe ngjitet të paktën përkohësisht në vendin e dytë me 20 pikë, dy më shumë se Liverpooli, që do të provojë të rifitojë pozicionin pas Chelsea-t në derbin e famshëm të Anglisë përballë Manchester United në “Old Trafford”.

00:09
Habit Paloma: Do e falja bashkëshortin nëse do më tradhëtonte

Pas një mbrëmjeje tepër argëtuese ku banorët organizuan një festë karaoke, banorët duket se kanë pasur energji për të biseduar edhe për disa çështje delikate. Marrë shkak nga fikja e një cigareje (që simbolizon tradhëtinë) Paloma ka  rrëfyer se do të falte bashkëshortin e saj nëse ai do ta tradhëtonte. “Nëse ka ndërmend ta bëjë […]

E shtunë, 23 Tetor 2021
23:57
Mungonte Bare, Espanyoli merr pikë në fushën e Elches

Skuadra e Elches nuk ia doli ta shfrytëzonte maksimalisht faktorin fushë përballë Espanyolit, me të cili u nda në barazim 2-2. Për skuadrën katalanase nuk ishte i disponueshëm Keidi Bare për shkak të një problemi muskulor.

23:53
Njëherë e mirë, Fifi dhe Graniti sqarojnë raportin mes tyre

Pasi deklaroi se nuk e shihte më shumë sesa si motër, Fifi kërkoi nga Graniti një sqarim përfundimtar.

23:46
Bayerni shkatërron Hofffenheimin, Dortmundi fiton edhe pa Haaland

Bayern i Mynihut makineri golash. Kampionët në fuqi të Bundesligës shkatërruan 4-0 Hoffenheimin në “Allianz Arena” duke siguruar fitoren e shtatë në nëntë ndeshje në elitën e futbollit gjerman. Një sfidë ku nuk mund t’i mungonte listës së golashënuesve Robert Lewandowski, që arrin në kuotën e 10 finalizimeve, një më shumë se “ylli” i Dortmundit, Haaland.

23:35
Mbrëmje shqiptarësh, Vrioni hyn në fushë si zëvendësues dhe i jep fitoren Tirolit

Është mbrëmja e sulmuesve të Kombëtares Shqiptare. Pas Armando Brojës, që ngriti peshë “St Mary’s Stadium” për të dytën ndeshje radhazi në Premir League, në Bundesligën e Austrisë lë shenjë Giacomo Vrioni.

23:23
Nuk pranon të vaksinohet, “ylli” i Bayernit ndez polemikat në Gjermani

Bayerni i Mynihut mposhti 4-0 këtë të shtunë Hoffenheimin pa trajnerin Julian Nagelsmann në stol, i cili kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus. Trajneri i kampionëve të Bundesligës u zëvendësua në stol nga Dino Toppmöller.

22:47
Eliminohen 3 djem nga Për’puthen, Dori replikon me vajzat: Kam sakrifikuar për ju

Djemtë që eliminohen nga Për’puthen pasi vajzat nuk kanë më interes për ta janë Dori, Artani dhe Aleksi.

22:25
Përplasja e ashpër me Alvisën/ Antonia përlotet: Kam disa ditë që nuk flas me familjen, i kërkoj ndjesë mamit

Alvisa dhe Antonia janë përballur me njëra-tjetrën pas debateve të shpeshta që kanë pasur në studio.

22:22
Pas karaokes, banorët shijojnë në melankoli reshjet e shiut

Mbrëmjen e sotme banorët vendosën të organizonin një mbrëmje karaoke.

22:13
Nuk kanë të sosur surprizat për Edin, shikoni çfarë i jep Ada pas kërcimit romantik

Ada është kujdesur që rikthimi i Edit në program të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas përballjes, ajo e ka surprizuar me një video ku shfaqet nëna e tij.

22:05
FOTO/ Edi nuk përmbahet, përlotet kur sheh në ekran….

Ada ka surprizuar Edin duke i përgatitur një video ku nëna e tij tregonte mbështetje për të gjatë rrugëtimit në Për’puthen.

22:00
Si u zhdukën zbulimet madhështore në Durrës?

Shumica shohin sot këtë pamje të Durrësit…

21:50
Pasi e refuzoi, Edi rikthehet në Për’puthen për Adën: Kam pëlqim të vërtetë për ty!

Edi është rikthyer në Për’puthen Prime për tu sqaruar Adën, të cilën e refuzoi në takim sepse ajo kishte zgjedhje të parë Bashkimin.

21:40
Alvisa arsyeja e konfliktit Hysen – Bruno? Ja çfarë thotë ajo

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Hysenit dhe Brunos gjatë publicitetit të puntatës të ditës së hënë.

21:37
Nëna me të dashurën vrasin brutalisht bijën 16 muajshe, tentojnë t’ia hedhin fajin 2-vjeçarit (fotot)

Nëna e një vajzë 16-muajshe akuzohet e ka vrarë atë me goditje apo të shkelura brutale në bark, bashkë me të dashurën  e saj, pas nje periudhe torturash mizore, u tha dje në gjyqin e ngjarjes makabre në Britani.

21:30
Sherri në prapaskenë/ Hyseni zbulon përse u nevrikos me Brunon: E mora në telefon, por…

Pas disa ditësh mungesë, Hyseni është kthyer në Për’puthen Prime për të treguar se si nisi debati i ashpër me Brunon që agravoi dhe në konflikt fizik. Hyseni tregoi se Bruno i përmendi gjestin human që bëri për Nikun, ndërsa Bruno e mohon këtë gjë.

21:22
Plagosja në mes të Fierit, gjendet një makinë e djegur pranë fshatit Daullas

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Daullas, pranë spitalit Memorial të Fierit.

21:20
“Ta plas mikrofonin në kokë”/ Pamjet e patransmetuara, çfarë ndodhi mes Brunos dhe Hysenit në prapaskenë

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Hysenit dhe Brunos gjatë publicitetit të puntatës të ditës së hënë.

21:10
Ekzekutimi i 57-vjeçarit në Fier, reagon policia: “Shqiponjat” dhe dy grupe FNSH po kërkojnë autorin

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Një 57-vjeçar është qëlluar me armë zjarri kallashnikov pranë QTU në Fier.

21:10
“Jam fanse”/ Elita Rudi zbulon surprizën në Për’puthen: Brenda një muaji do më shihni në…

Moderatorja e njohur, Elita Rudi mungon prej kohësh në ekranet televizive pasi është bërë nënë e dy fëmijëve dhe është përkushtuar tek ata.

20:47
Nata e karaokes në “BBV”, banorët këndojnë dhe argëtohen me njëri-tjetrin

Shtëpia e “Big Brother Vip” është kthyer këtë mbrëmje në një ambjent karaoke.

20:47
Ancelotti: Koha të fitoj në “Camp Nou”, klasike e madhe edhe pa Messin e CR7

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp para “El Clasicos”, duke pranuar se në një përballje të tillë është mirë të kesh frikë, duke përdorur edhe një metaforë të goditur.

20:34
Vritet në një goditje ajrore amerikane një udhëheqës i lartë i al-Kaidës

Një udhëheqës i lartë i Al-Kaidës u vra nga një sulm me dron i ushtrisë amerikane në Siri, sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara.

20:28
Shuplaka duket si “shpërthim”/ U tërbua se gruan ja vaksinoi një burrë, anëtari i Gardës godet guvernatorin (VIDEO)

IRAN – Një incident i pazakontë është regjistruar në Iran, ku një politikan është dhunuar gjatë një evenimenti zyrtar.

20:12
Dorëheqja e Presidentit të Bundesbankës – sinjal i një epoke të re

Me dorëheqjen e papritur, Presidenti i Bankës Qendrore të Gjermanisë hap rrugën për afrimin e pozicioneve me Bankën Qendrore Evropiane. Kuptimi tradicional i politikës monetare po ndryshon në Gjermani, shkruan Auron Dodi

20:10
Skënderbeu-Dinamo/ Ekipi kryeqytetas është optimist për ndeshjen me korçarët

Skënderbeu dhe Dinamo do të luajnë për llogaritë e javës së 6 ditën e diel në orën 16:45.

20:07
“Më ktheu në jetë zëri i vajzës”/ Historia e pazakontë e gruas nga Berati!

Ditën e sotme në emisionin “Më thuaj një dëshirë”, Klarida një vajzë e vogël nga Berati ka kërkuar që të surprizojë të ëmën me një festë ditëlindje, duke qenë se ajo nuk e ka festuar kurrë një të tillë.

20:06
Tmerr nga bota e egër/ Tufa e gjashtë luanëve kërcejnë mbi xhirafën për ta vrarë, por pa sukses (video)

Pamje të tmerrshme tregonin se fundmi një tufë prej gjashtë luanësh të uritur që ngulin dhëmbët kudo në trupin e xhirafës, e cila me qetësi më në fund arrin t’i shpëtojë sulmit barbar.

19:58
Vllaznia pret Kukësin/ Ndeshja të dielën në orën 13:45, transmetohet në Digitalb

Vllaznia ka dalë në një deklaratë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Kukësit. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Fjoart Jonuzi dhe trajneri Thomas Brdaric. Ishte mesfushori ai që mori fjalën si fillim ku theksoi rëndësinë e kontributit për skuadrën në çdo lloj formë.

19:58
Laçi rikthehet tek fitorja, Teuta kalon me sukses Egnatian

Teuta mori një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Egnatias.

19:42
Festa e mollëve të Korçës/ Fermerët kërkojnë mundësi magazinimi në frigoriferë

Si çdo vit në fshatin Dvoran është organizuar festa e Mollës me qëllim promovimin e këtij prodhimi të njohur të fermerëve të Korçës. Por duket se pavarësisht përpjekjeve këta të fundit ende përballen me problematika.

19:42
Aksident në Krujë-Fushë Krujë/ Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin, përfundon në spital së bashku me vajzën

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, ku drejtuesi i motomjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

19:41
Vaji i ullirit do të shtrenjtohet/ Fermerët: 2021 nuk është një vit i mirë. Presim gjysmën e prodhimit

Këtë vit vaji i ullirit do të kushtojë 100 Lekë më shumë. Fermeri nga fshati Mollas i Elbasanit, Qamil Cerriku thotë se 300 rrënjët e tij të ullirit në këtë sezon do të prodhojnë vaj  sa gjysma e vitit të shkuar. 2020 ishte sezoni i artë për fermerët që kultivojnë ulli, Qamili thotë se në pemë më shumë kishte kokrra ulliri se sa gjethe, ndërsa 2021 është krejtësisht i kundërt.

19:38
“Të shmangim radhët në kufi”/ Takimi i ministrave të transportit të Ballkanit Perëndimor

Një konferencë e nivelit të lartë në Transport e mbajtur në Mal të Zi ka bërë bashkë ministrat e Transportit të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të Komisionit Europian, ku fokusi i saj ishte përmirësimi i transportit në të gjithë rajonin.

19:36
Spanjollët celebrojnë fundin e izolimit duke sfiduar demat e egërsuar në rrugët e qytetit (foto dramatike)

Spanjollët dukej se festonin sot fundin e masave të izolimit të Covid-19 duke vrapuar me demat e ndërsyer në rrugët e qytezave, në garat e kontestuara tradicionale që rikthehen për herë të parë prej disa muajsh.

19:34
Covid, përkeqësohet situata/ Shkak mosvaksinimi. Alimehmeti: Doza e tretë duhej dhënë tre muaj më pas

Shqipëria vazhdon të ketë numër të lartë të humbjeve të jetëve për shkak të Covid 19, madje dhe mosha të reja.

19:30
Basha sulmon Berishën/ Basha: S’ka fuqi të mbledh organet. Nuk lejoj bunkerizim në PD

Lulzim Basha e la mbrojtjen përmes heshtjes ndaj akuzave të paraardhësit, dhe sulmoi ashpër Sali Berishën,  duke e paralajmëruar  se firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar s’kanë pikën e vlerës.

19:25
“Nuk jam budallaçkë”/ Vajzat debatojnë për larjen e enëve

Banorët kanë konsumuar qetësisht darkën por menjeherë pas saj duket se “ujërat janë turbulluar”.

19:20
Dy rusët “non-grata” ikin nga Kosova

RTK ka siguruar fotot derisa dy rusët e shpallur persona non-grata nga Presidentja e Republikës së Kosovës, i mbushin bagazhet e veturave të tyre me ‘plaçka’ dhe ikin nga Kosova me ‘bisht ndër këmbë’ siç do të thoshte populli.

19:09
Taipi paralajmëron Vllazninë: Ia njohim pikat e dobëta, grupi bën fuqinë

Për ndeshjen me Vllazninë, që do të luhet në “Egnatia Arena”, foli futbollisti i Kukësit, Gjelbrim Taipi, i cili tha se skuadra verilindore e ka studiuar me detaje ekipin shkodran dhe ia njeh pikat e dobëta.

19:03
Vettingu i politikanëve/ Bardhi: SPAK-ut i hiqet çdo mundësi të bëjë sikur nuk sheh

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar për vettingun e politikanëve duke theksuar se duhet ta bëjë SPAK-u me qëllim që të luftohet korrupsioni dhe t’i jepet mekanizmin për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelin më të lartë.

18:53
Debatuan gjatë provës, Fifi i del në mbrojtje Arditit: Pse po e sulmoni?

Banorët po tentojnë të ndërtojnë një trap funksional në mënyrë të tillë që të kalojnë me sukses provën javore.

18:49
E rëndë/ 12-vjeçarja vret babain për tu bërë e famshme

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në shtetin brazilian të Santa Catarina, ku një vajzë 12-vjeçare vrau babain e saj polic për të fituar famë.

18:39
A do ta përmirësonin ekonominë e Iranit heqja e sanksioneve dhe negociatat me Teheranin?

Ditët e fundit, fuqitë perëndimore i kanë bërë thirrje Teheranit për të rifilluar bisedimet në Vjenë për rikthimin në fuqi të paktit bërthamor të 2015-ës. Ata që janë pro dialogut me regjimin terrorist iranian pretendojnë se rikthimi i paktit bërthamor do të kishte një efekt pozitiv në ekonominë e rënë të Iranit. Por a është e vërtetë kjo?

18:35
Shifra marramendëse/ Ja shitja rekord në Artkand

Programi Artkand ka mbërritur një shitje rekord në episodin e 29-të.

18:15
Detaji që nuk u vu re nga “magjia” e puthjes/ Ja çfarë mban Donaldi brenda shtëpisë së Big Brother për të kujtuar Borën

Takimi i Bora Zemanit me Donald Veshajn, përqafimet dhe puthja e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nxitur reagime të shumta. Para se të vinte ky moment, Donaldi ka përmendur shpesh herë Borën gjatë bisedave me banorët e tjerë duke treguar historinë e tyre të dashurisë.

18:13
Egjipti arreston artisten robot Ai-Da për spiunazh në ekzibicionin e Piramidës (fotot)

Skulptura futuristike dhe krijuesi i saj u ndaluan për 10 ditë prej frikës së një komploti spiunazhi.

18:11
“Duhet të ndihmosh”/ Prova javore nis me tension, banorët nervozohen me Arditin

Buxheti i këtyre ditëve është i varur nga suksesi i realizimit të provës javore

18:09
“Nuk do na tërhiqni për hunde me Tajvanin”, Kina i përgjigjet Bidenit: Ne nuk falim

Kina nuk ka vend për kompromis dhe për lëshime, aty flitet për interesat e saj.

18:05
Covid-19/ MSH: 7 humbje jete në 24 orët e fundit, mes tyre një 27-vjeçare

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë humbur jetën 7 qytetarë ndërsa kanë rezultuar pozitivë 629 persona nga 4249 testime të kryera.

18:02
Publikohet dokumenti: Rusia i referohet Kosovës si “Republikë”

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla bëri publik një dokument në të cilin duket se Rusia i referohet Kosovës si Republikë.

17:57
Virusi “e paska ndarë mendjen”, në Gjermani nis vala e katërt e pandemisë

Instituti Robert Koch në Gjermani paralajmëroi mundësinë e fillimit të valës së katërt të pandemisë.

17:52
“Unë nuk do të pranoja”/ Banorët komentojnë rikthimin në lojë të Arditit

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm ishte parashikuar të eleminohej njëri nga banorët e nominuar.

17:51
“Ballkani të përgatitet”, eksperti i njohur: Amerika do rikthehet fuqishëm në rajon

Ballkani është në listën e prioriteteve të administratës amerikane, thotë Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, njëherazi  profesor në Universitetin Georgetown në Uashington.

17:46
“Jo i paprekshëm”/ Prokuroria merr në pyetje djalin e Milo Gjukanoviçit

Prokuroria e Posaçme e Malit të Zi mori në pyetje Bllazho Gjukanoviçin, djalin e presidentit Millo Gjukanoviç pasi emri i tij doli në skandalin e dokumenteve Letrat e Pandorës, një rrjedhje masive dokumentesh që zbuloi se dhjetëra udhëheqës të mëparshëm dhe të tanishëm botërorë, plus qindra të tjerë kanë përdorur kompani jashtë vendeve të tyre, për të fshehur pasurinë.

17:44
Makina del nga rruga tek “Shkalla e Zezë”, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët

Tre persona janë plagosur nga aksidenti në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ku makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë.

17:40
Kosovë/ Qeveria ndryshon masat anti-COVID, kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në 05:00

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në formë elektronike, ku janë miratuar vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, si dhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2021.