Nis shtrimi i qilimit në stadiumin e Kukësit/ Rama publikon videon: Përmbyllet një vepër e re publike në shërbim të komunitetit

24/10/2021 08:59

Me shtrimin e qilimit të blertë, përfundon faza e fundit e rikonstruksionit të stadiumit të Kukësit, “Zeqir Ymeri”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook një video nga punimet e fundit në impiantin e verilindorëve, ku shkruan se kjo i ka dhënë fund një investimi në këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit.

Mirëmëngjes dhe me qilimin e blertë të Stadiumit të Kukësit që përmbyll edhe këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit kuksian, ju uroj një fundjavë të mbarë” – shkruan Rama.

Edhe ditën e djeshme, skuadra e klubit njoftoi se nisi shtrimi i qilimit të blertë për të përfunduar një investim dyvjeçar. Por verilindorët duhet të presin ende për të testuar fushën e re pasi klubi njoftoi se procesi i shtrimit të barit do të zgjasë të paktën 3 javë.

Top Channel