Athletic Bilbao mori tri pikë të vyera në “San Mames” përballë Villarealit, me ndeshjen që mbeti e hapur deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit.

Ekipi bask e shënoi golin e parë që në minutën e 14-të me Raul Garcian, por “Nëndetësja e Verdhë” barazoi në të 32-tën me Coquelin. Vendësit e shtuan presionin me kalimin e minutave në pjesës e dytë, për të ardhur më pas te goli i fitores që u shënua nga Muniain me 11-metërsh.

Baskët fituan një tjetër penallti pak minuta më vonë, por Berenguer u tregua i pasaktë përballë portierit Rulli. Në minutat e fundit të sfidës futbollistët e Villarealit tentuan me të gjithë mënyrat për gjetur golin e barazimit, por rezultati nuk ndryshoi dhe festa në fund ishte për vendësit.

Top Channel