Mbrëmjen e sotme banorët vendosën të organizonin një mbrëmje karaoke.

Personazhet tonë Vip kënduan, kërcyen dhe u argëtuan të gjithë së bashku.
Pak çaste më pas, Fifi dhe Semi vendosën që të dilnin në oborr dhe të lageshin në shiun e rrëmbyeshëm.
Të dyja vajzat duket se e kanë shijuar këtë moment.
Fifi e finalizoi këtë veprim duke thënë:
Të nesërmes nuk i dihet, duhet të shijojmë jetën.
Nga ana tjetër edhe Donaldi u shpreh se pas takimit të mbrëmshëm romantik me Boza Zemanin, shiu po e bën të ndihet nostalgjik dhe melankolik për jetën që ka lënë pas mureve të shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Top Channel